Edhe këtë verë festa e diasporës në Banjë të Sijarinës, frymoi shqip

0

Të mbledhur me zemërgjerësinë ndaj vendlindjes, këtë ditë e bënë të jetë e mrekullueshme takimi tradicional “Ditët e Diasporës”, nën përkujdesjen e SHH “Medvegja” në Fully të Zvicrës.

Manifestimi u zhvillua me program të pasur kulturor-zbavitës, me këngë e valle shqipe, në Banjë të Sijarinës. Shoqata Humanitare” Medvegja” me dekada të tëra është përpjekur dhe po përpiqet që ta kryejë funksionin e vet për të cilin është themeluar, gjithënjë në funksion të humanitetit dhe ndihmës për njerëzit në nevojë, por edhe për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Trojet tona etnike, e cila fatkeqësishtë është në gjendje të rëndë, përcjellë Presheva.

Vazhdimisht jemi angazhuar që të mbështetim, sikur që po mbajmë edhe tani, dhe përkrahim edhe aktivitetet kulturore, sepse jemi të sigurt se ato janë një tjetër burim frymëzimi dhe motivimi për të qëndruar në vatrat e tona stërgjyshore ka thënë kryetari SHH “Medvegja”, Zena Namani.