Edhe Kevin dëshiron që pjesa e Trump të “zhduket” nga “Home Alone 2”

Së fundmi njerëzit kanë kërkuar që Donald Trump të hiqet nga pjesa ku ka luajtur në filmin “Home Alone 2”.

Mirëpo, edhe vetë Macaulay Culkin aktori protagonist i atij filmi ka rënë dakort dhe ka mbështetur disa nga komentuesit.

Përdorues të ‘Twitter’ kanë kërkuar që ish-presidentit të zëvendësohet nga vetë Macaulay Culkin, por në versionin e tanishëm.

Producentët e këtij filmi kanë treguar më herët se pjesëmmarja e Trump në film ishte e detyrueshme pasi nëse ai nuk do të ishte pjesë ata nuk do të mund të xhironin në hotelin e tij.