Edhe kryetari i Këshillit gjyqësor kundër zbatimit të Ligjit për gjuhën shqipe në gjyqësor

0

Kryetari i Këshillit Gjyqësor në Maqedoni, Kiro Zdravev e sheh si problem zbatimin e Ligjit për gjuhët në gjyqësor. Ai në një deklaratë për TV Sitel ka theksuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk mund të zbatohet në procedurat gjyqësore, për shkak se në atë mënyrë shtyhen proceset. Ai ka thënë se mbështet vëretjejet e Komisionit të Venedikut, që siç thotë janë korrekte, për shkak se sipas tij, edhe ligjet aktuale i mundësojnë përkthim qytetarëve që nuk e kuptojnë gjuhën maqedonase. Së fundi ka filluar një fushatë që shprehë kundërshtimet e disa krerëve të institucioneve kundër zbatimit të gjuhës shqipe, konform Ligjit për gjuhët. (INA)