Edhe Lothar Matthaus lë pa fjalë të gjithë për Granit Xhakën

Picture of Ina Online
Ina Online

15/09/2023

Të premten në mbrëmje (sonte), Bayer Leverkusen do të përballet me Bayern Munihun në ndeshjen e parë të madhe të sezonit të ri.

Do të jetë testi i parë i vështirë për Granit Xhakën pas fillimit të përsosur të sezonit.

“Tre ndeshje, nëntë pikë dhe njëmbëdhjetë gola të shënuar: Pas një fillimi mbresëlënës të sezonit, Leverkusen udhëton si lider në ndeshjen derbi në Munih”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është arsyeja kryesore e nivelit të lartë të Leverkusenit për shumë ekspertë dhe gazetarë.

Ekspertët e platformës “Sport1”, për shembull, analizojnë se ai tashmë e ka bërë veten të domosdoshëm në vetëm tre ndeshje.

Xhaka është lider i guximshëm që është pjekur dhe ka gjetur ekuilibrin e duhur në lojën e tij, ai është ‘ndoshta edhe gjashtëshja më e mirë në Bundesligë, thonë ata.

Fillimi i fortë i sezonit për Xhakën mbështetet në statistika. Sipas “Kicker”, shqiptari kryeson të gjithë ligën në disa vlera.

Asnjë mesfushor nuk ka fituar më shumë topa në zonën sulmuese.

Xhaka është gjithashtu në krye të ligës kur bëhet fjalë për pasimet e suksesshme.

Trajneri i Bayerit, Xabi Alonso është entuziast: “Xhaka di ta lexojë lojën, një pasuri e madhe për lojën tonë. Ai e kupton shumë mirë lojën, tani kemi më shumë kontroll dhe më shumë stabilitet”.

Në programin “Sky90”, Xhaka së fundmi u vlerësua edhe nga eksperti Lothar Matthaus për stilin e tij strategjik të lojës

Falë tij, skuadra e Leverkusenit është shumë mirë e organizuar. “Xhaka është paksa si Alonso para 10 – 15 viteve më parë”.

TË FUNDIT

Putin “shkarkon” Lavrovin nga skena ndërkombëtare

Janevska: Do ta respektoj çdo vendim të kryeministrit

Ambasadori i BE-së në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave

MPB: Gjashtë persona humbën jetën brenda katër ditëve në aksidente trafiku në Maqedoni, respektoni rregullat e trafikut

Albion Jashari, golashënuesi më i mirë i Super Ligës së të Rinjve në Maqedoni, po shkëlqen me fanellën e Shkëndijës /TABELA

€500 milionë do të na kushtojnë interesat e kredive në vitin 2027! Bexheti: Rritja e BPV-së prej 3,8% për 2026 është tepër optimiste

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË