Edhe natën po shkulen tabelat e “Aleksandrit” nëpër autostradë/FOTO

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka nisur heqjen e të gjitha tabela në autostradë e Korridorit 10, që mbajnë mbishkrimin “Autostrada Aleksandri Maqedonas”. Ekipet e kësaj ndërmarrje edhe gjatë natës po vijojnë punët e tyre, pasi që kanë marrë urdhërin për të shkulur çdo tabelë që mban këtë mbishkrim. Kjo po ndodhë pasi që pritet të mbërrijë në Shkup një delegacion i lartë grek, që mund të aterojë në Aeroportin e Shkupit. Spastrimet e tilla po ndodhin edhe në Aeroportin që deri tani ka mbajtur të njejtin emër dhe se gjithçka ku shihet një mbishkrim i tillë duhet të hiqet ose të shlyhet.
Në Gazetën Zyrtare u publikua vendimi qeveritar për ndryshimin e emrit të Aerportit dhe Autostradës “Aleksandri maqedonas”, kjo sipas marrëveshjes me palën greke, e cila këto emërtime i kishte vlerësuar si akte iredentizmi.  Aeroporti do të quhet “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” ndërsa autostrada do të quhet “Miqësia”.  (INA)

The cars drive on a highway Alexandar of Macedonia near the capital of Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 07 February 2018. Macedonian Government made a decision to rename the Alexander the Great Airport to ‘Skopje International airport’ and Highway Alexander of Macedonia Highway leading to the Greek border to ‘Friendship Highway’. Former Yugoslav Republic of Macedonia (FYROM) and Greece are seeking the solution in a dispute over Macedonia’s name. Greece insists that FYROM’s name implies territorial claims to its own northern province, called Macedonia.