Edhe në Greqi gati të bie Qeveria, ja kush paralajmëron

0

Qeveria është në prag të shpërbërjes dhe anëtarët e saj nuk mund ta fshehin këtë edhe pas dyerve të mbyllura, komentojnë nga Demokracia e Re opozitare për seancën e djeshme qeveritare.

“Nuk ka ndodhur që kryeministri t’i lus ministrat të mos e shtyjnë, ndërsa pastaj me indiferencë t’i shikojë si mes vete akuzohen që mos e humbin karrigen e tyre. Mjaft është. Vendi nuk mund më shumë të zhytet për shkak tyre”, kumtojnë nga Demokracia e Re.

Kumtesa nga partia më e madhe opozitare vjen pas informacioneve se kryeministri grek, Aleksis Cipras në seancën e djeshme qeveritare ka kërkuar nga ministrat të angazhohen dhe mos të jenë arsye për rrëzimin e Qeverisë dhe se nuk do ta mbështesin nismën eventuale të Demokracisë së Re për votim të mosbesimit të qeverisë për shkak Marrëveshjes së Prespës, por edhe pas informacioneve se mospajtimet mes Panos Kamenosit dhe Nikos Koxiasit në takimin ministror kanë kaluar në debat.