Edhe sot ditë pune në Maqedoni, nesër pushim

0

Edhe sot do të jetë ditë pune e fundit për këtë javë, ndërsa nesër e premte do të jetë festë dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët, për shkak të festës shtetërore “Vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi”, përcjellë INA.

Në bazë të ligjit për festat, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se e premtja do të jetë ditë jopune, ndërsa këtë do ta shfrytëzojnë të punësuarit duke e lidhur me fundjavën. Por vetëm pak ditë më pas festë shtetërore do të jetë edhe Dita e Festës së Ramazan Bajramit, gjegjësisht më 4 qershor. (INA)