Edhe një afat për autostradën Kërçovë-Ohër

Picture of INA
INA

14/09/2024

Shkup, 13 shtator – Tani problemi janë 13 rrëshqitjet për të cilat do të bëhen ende projekte dhe do të konfirmohet dinamika e punës dhe koha e nevojshme për riparimin e tyre. Rrëshqitjet më të mëdha janë në shtrirjen nga Kërçovë deri në lokalitetin e Izvorit. Sipas arsyetimit të institucioneve kompetente, zgjatja e deritanishme është kryesisht për shkak të zgjidhjes së çështjeve pronësore juridike, gabimeve në projektim dhe lëshimeve të tjera, siç janë hyrje-daljet në autostradë.

Shpronësimi i tokës, projektimi i ri i shpatijeve dhe objektet që janë në vetë trasenë që duhen zhvendosur. Këto janë vetëm disa nga problemet që po ngadalësojnë përfundimin e autostradës nga Kërçova deri në Ohër dhe që duhet të zgjidhen për ta përfunduar atë deri në fund të vitit 2026. Ky është edhe afati i ri që si përfundimtar po premtohet nga Qeveria e re. Njëherësh, premtohet se në pranverën e 2025-ës , do të kalohet në 20 kilometra e para të autostradës dhe atë para Ohrit dhe Strugës. Tani problemi janë 13 rrëshqitjet për të cilat do të bëhen ende projekte dhe do të konfirmohet dinamika e punës dhe koha e nevojshme për riparimin e tyre. Rrëshqitjet më të mëdha janë në shtrirjen nga Kërçovë deri në lokalitetin e Izvorit. Sipas arsyetimit të institucioneve kompetente, zgjatja e deritanishme është kryesisht për shkak të zgjidhjes së çështjeve pronësore juridike, gabimeve në projektim dhe lëshimeve të tjera, siç janë hyrje-daljet në autostradë, shkruan gazeta KOHA.

Gjetjet kohë më parë nga ana e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, kanë treguar se edhe në fillim të aktiviteteve ndërtimore në pjesën e autostradës, menjëherë është konstatuar ndryshim i gjeologjisë në terren, i cili nuk përputhet me gjeologjinë e paraparë me projektin, gjë që ndikonte drejtpërdrejt në mënyrën e ndërtimit të objekteve dhe klasën e materialit të gërmimit të tunelit.

Njëherësh ka pasur edhe nevojë për përgatitjen e dokumentacionit shtesë të projektit për tetë nyje rrugore dhe rrugë të reja alternative, mbikalime, kanalizime me pllaka për lidhjen e vendbanimeve dhe zonave bujqësore. Revizioni Shtetëror ndërkohë konstatoi mungesën e një qasjeje sistematike dhe analitike dhe gatishmërinë e pamjaftueshme në planifikimin, projektimin, ndërtimin dhe rikonstruksionin e pjesëve rrugore në të gjithë vendin, gjë që shkakton rritje të vlerës së kontratave të lidhura dhe zgjatje të afatit për ndërtimin/rikonstruksionin e seksioneve.

Në raportin e Revizionit, arsyet kryesore për ngadalësimin e ndërtimit të seksionit, përveç mangësive të projektit, përmenden edhe shpronësimi i vonuar për shkak të marrëdhënieve juridike të pazgjidhura pronësore, si dhe shpronësimi shtesë i tokës për shkak të nevojës së shfaqur për të zbutur prerjet e shpateve, nevoja për dislokim të objekteve të infrastrukturës mbitokësore dhe nëntokësore (linjat e energjisë elektrike, linjat e transmetimit dhe komunikimit të energjisë, instalimet e ujësjellësit dhe kanalizimeve), si dhe objektet individuale banimi dhe tregtare që përkojnë me gjurmën e seksionit, miratimi i landfilleve të reja në terren, për shkak të rritjes së gërmimeve të pritura në prerje gjatë zbutjes së shpateve të paqëndrueshme dhe numrit të pamjaftueshëm të personelit teknik, mekanizimit dhe pajisjeve të ofruara nga kontraktuesi.

Me fjalë tjera, autostrada e nisur me ndërtim në shkurt të vitit 2014, tani pritet të përfundojë pas më shumë se 12 vitesh si rrjedhojë e problemeve të panumërta që e përcjellin ndërtimin e saj.

Megjithatë, javën e kaluar, Parlamenti i Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, miratoi Ligjin për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e segmentit rrugor Miladinovc-Shtip dhe autostradës Kërçovë-Ohër. Me këtë ligj do të zgjidhet një nga problemet themelore për realizimin e aksit rrugor, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Ndryshimet ligjore janë në pjesën e karakteristikave teknike të asfaltit që përdoret për finalizimin e shtresave përfundimtare të seksionit të autostradës, të përshtatura me kushtet e brendshme gjeologjike.

Të gjitha problemet që kemi parë kanë lindur si rezultat i punës së papërgjegjshme të qeverisë së kaluar. Ndryshimet ligjore janë në pjesën e karakteristikave teknike të asfaltit që do të përdoret. Jemi duke bërë përshtatje nën kushtet maqedonase. Asfalti nuk mund të transportohet më shumë se 100 kilometra nga vendi ku është prodhuar, që do të thotë se duhet përdorur një operacion lokal dhe ne përshtatemi me gjeologjinë, pra me depozitat që përdoren në prodhimin e asfaltit. Me miratimin e këtij ligji, do të fillojmë menjëherë asfaltimin e pjesëve fundore të disa seksioneve dhe për të qenë më konkret, do të kemi pjesë të autostradës që do të funksionojnë plotësisht deri në pranverën e ardhshme. Pres që deri në fund të vitit 2026 të kemi një autostradë të përfunduar , theksoi Nikolloski.

Ai theksoi gjithashtu se po zgjidhen problemet e trashëguara me shpronësimet, objektet që janë në trase si dhe me rrëshqitjet e dheut. Në lidhje me atë se pse nuk janë bërë hulumtime gjeologjike kur është planifikuar traseja, ministri tha se ky është problemi i dytë. Janë bërë shumë gabime në projektim, por gabime janë bërë edhe në realizim. Tani jam duke kërkuar zgjidhje dhe ne do ta zgjidhim problemin.

Nga dikasteri i transportit thonë së ekzistojnë më shumë probleme në realizimin e kë saj rruge ku bile do të duhet që edhe pompat e benzinës të zhvendosen nga traseja me qëllim që punët të përfundohen në afatin e premtuar në fund të vitit 2026. Me një aneks të Marrëveshjes, fillimisht afati i ndërtimit ishte shtyrë deri më 30 qershor 2021 dhe më pas afati ishte shtyrë sërish edhe për dy vite të tjera, pra deri në fund të vitit 2023. Sipas vlerësimeve fillestare, ndërtimi i autostradës nga Kërçova deri në Ohër është dashur të kushtojë 374 milionë euro, por pas anekseve të shumta shtesë ka arritur në gati 600 milionë euro. (koha.mk)

TË FUNDIT
2 minuta
Kasami: Zjarri në bodrumin e Komunës është i qëllimshëm
9 minuta
BDI: Drejtori i MEPSO-s harxhon 15.000 euro për blerje lulesh
15 minuta
Banka Botërore: Maqedonia e Veriut duhet të investojë 6,4 miliardë dollarë për rezistencë më të madhe ndaj ndryshimeve klimatike
17 minuta
Alban Maliqi emërohet Konsull Nderi i Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut
1 orë
Identifikohet personi i cili dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në bodrumin e komunës së Tetovës

ME TE LEXUARA

1 ditë
LSDM: Përsëri të shtëna, Toshkovski i paaftë t’i mbrojë qytetarët
2 minuta
Kasami: Zjarri në bodrumin e Komunës është i qëllimshëm
5 orë
Vdekja e vogëlushes në spitalin pediatrik, Memedi: Kam vajzën në moshën e saj, koha për përgjegjësi!
2 orë
Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë
1 ditë
Taravari: Jam në dijeni për largimin nga jeta të bebes 14 muajshe. Rasti më ka prekur shumë!

LEXO MË SHUMË

kasami

Kasami: Zjarri në bodrumin e Komunës është i qëllimshëm

fllanza shatku

BDI: Drejtori i MEPSO-s harxhon 15.000 euro për blerje lulesh

ndotja pollog

Banka Botërore: Maqedonia e Veriut duhet të investojë 6,4 miliardë dollarë për rezistencë më të madhe ndaj ndryshimeve klimatike

alban-maliqi-

Alban Maliqi emërohet Konsull Nderi i Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut

zjarrfikes

Identifikohet personi i cili dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në bodrumin e komunës së Tetovës

moran shkolla

Bojkotohet mësimi në fshatin Moranë të Shkupit, kërkohet pavarësimi i shkollës fillore “Naim Frashëri”

mepso

MEPSO: Në panik të madh, BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës

kasami meidani

Kasami dhe Meidani shpërndanë abetaren e unifikuar

Nazmi Dauti

Zjarri në objekt të Komunës së Tetovës, Dauti: Nuk kemi konstatuar ende se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues

INFO

NA NDIQ