Edhe një “goditje” ndaj prokurores Fatime Fetai: Nuk ka të drejtë ankese!

INA
INA

15/01/2024

Prokurorja Fatime Fetai nuk ka të drejtë ankese. Kështu tha shkurt në seancën e sotme Këshilli i Prokurorëve Publikë duke iu përgjigjur ankesës së Fetait, e cila u dërgoi kërkesë për rishqyrtim të vendimit për përjashtimin e saj nga gara për prokurore publike të Republikës. Këshilli mbajti qëndrimin e tij se prokurorja Fetai dorëzoi dokumentacion jo të plotë. Fetai, nga ana tjetër, ka sqaruar se i plotëson kushtet, për këtë arsye ka kërkuar rishikimin e vendimit.

“Konsideroj se i plotësoj plotësisht kushtet ligjore për Prokurorin Publik të RMV-së të parapara në nenin 61 dhe nenin 62 paragrafi 1 të Ligjit për Prokurorinë Publike. Për shkak të shkeljes së të drejtës sime për arsimim të mëtutjeshëm në procedurën për emërimin e PP RMV, do t’i shkruaj Këshillit të Prokurorëve Publikë me kërkesë të arsyetuar që të rishqyrtohet Vendimi për refuzimin e dokumentacionit si të paplotë, na tha së fundmi prokurorja Fetai.

Sipas anëtarëve të këshillit, Fetai nuk ka dorëzuar vërtetim për njohjen e gjuhës maqedonase dhe certifikatë për aftësi afariste. Por këto, siç ka sqaruar tashmë ish prokurorja e PSP-së, janë kushte të përgjithshme, të cilat i plotëson me vetë faktin se është prokurore publike.

-Njohja e gjuhës maqedonase dhe çertifikata e aftësisë afariste janë kushte të përgjithshme, të cilat kuptohet që ne i plotësojmë tashmë kur jemi zgjedhur prokurorë. Nëse nuk i plotësojmë këto dy kushte, nuk do të mund të punonim fare si prokurorë”, ka deklaruar Fetai.

Duke folur për Zhurnal, ajo ka paraajmëruar se nuk do të tërhiqet, sepse është e bindur se ppadrejtësisht është përjashtuar nga gara.

“Nuk do heqi dorë për të fituar drejtësinë në këtë garë, qoftë edhe nëse më shkarkojnë nga Prokuroria, sepse e kanë gabim”, ishte shprehur Fetai për Zhurnal.

Ajo insiston se në tërësi i plotëson kushtet ligjore për Prokuror publik të RMV-së të parapara në Nenet 61 dhe 62, paragrafi 2 nga Ligji për Prokurori Publike, prandaj do të bëjë kërkesë zyrtare deri te Këshilli i Prokurorëve Kuvendi dhe Qeveria që të stopohet procedura e zgjedhjes së Prokurorit të ri republikan.

Për shkak të vlerësimit se I është shkelë e drejta për garë të barabartë, Fetai në mënyrë të shkruar është drejtuar deri te Këshilli i prokurorëve publikë me kërkesë të sqaruar për rishqyrtim të Vendimit për refuzim të dokumentacionit të saj si të pakompletuar. Njëkohësisht, ajo ka dorëzuar edhe dy kërkesa me shkrim deri te Kuvendi i RMV-së “si institucion kompetent për verifikim të rregullshmërisë/kompeltshmërisë së dokumentacionit, si dhe deri te Qeveria e RMV-së për ndërprerje të emërimit të PP RMV deri në verifikimin përfundimtar të (pa)rregulshmërisë së Vendimit të Këshillit nga data 27.12.2023”/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

lsdm mitrevski kovacevski zecevic kryesia

LSDM dorëzon në Kuvend propozim-ligjin kundër rritjes së pagave për funksionarët

fejzi hajdari

Hajdari: Kandidatët shqiptarë garë për nënshkrime, kandidatët maqedonas për president

card-trump

Made in Veles: Kartelat ‘milionëshe’ me portretin e Trumpit

pendarovski bujar osmani

Pendarovski me 400 euro rrogë do të shpërngulej nga Maqedonia, Osmani me mbi 2.500 euro rrogë thotë se mund të detyrohet të marrë borxh! Qytetarët si ia dalin?

MVR-polici-a-1-750x430

(VIDEO) Hetohet lidhja ndërmjet vrasjes në Bllacë dhe djegies së lokalit në Çair

burgu manastirit

Shpërthen zjarr në burgun e Manastirit, lëndohet një i burgosur

Bujar Osmani

Osmani: Nëse një muaj nuk marr rrogë, duhet të marr borxh që të mbijetoj

Jovan mitreski

Mitreski: Marrëveshjet ndërkombëtare s’mund të ndryshohen me ligj tjetër

INFO

NA NDIQ