Edhe një ngjarje e madhe për shqiptarët në Manastir, shënohet 110 vjetori i Abetares së Parashqevi Qiriazit

0

Në Manastir vjen manifestimi i radhës i organizuar nga shoqata për kulturë, art, arsim dhe shkencë “KONGRESI I BASHKIMIT” nga Manastiri. Më 16 mars (të shtunën) do të shënohet 110 vjetori i daljes nga botimi të Abetares së parë me shkronja Latine, dalur nga Alfabeti i Kongresit të Manastirit, autore e së cilës, ishte Parashqevi Qiriazi.

Manifestimi do të shënohet në ora 15.00 në lokalet e Hotelit “PREMIER-CENTAR” në Manastir, ku pjesëmarrës do të jenë qytetarë, nxënës, mysafirë nga të gjitha trevat, ku do ti jepet vendi i rëndësishëm në kalendarin e datave të ndritshme të historis kombëtare, një ndër ngjarjet që janë zhvilluar në qytetin e Manastirit asaj kohe të Rilindjes Kombëtare.
Organizatorët kan bërë gati çdo gjë për të mbarvajtur ky manifestim, sadopak simbolik dhe modest, por me rëndësi për të rikujtuar të kaluarën e ndritshme të kombit. Në Manastir kan ndodhur të gjitha ngjarjet me rëndësi, duke filluar nga themelimi i Komitetit Patriotik për çlirimin e Shqipërisë më vitin 1905, Kongresi i Parë dhe ai i Dyti i Manastirit, për unifikimin e Alfabetit Shqip, dhe për formën e shtetësisë së Shqipërisë, për Kushtetutën e sajë të parë, themelimi i shoqërisë atdhetare “BASHKIMI”, dalja e gazetës së parë me Alfabet të unisuar “Bashkimi i Kombit”, themelimi i Shoqërisë Botonjëse Literare, funksionimi i shtypshkronjës univerzale që ishte pronë e familjes Qiriazi, botimi i Abetares së parë me shkronja Latine nga Alfabeti i unisuar Shqiptar më vitin 1909, dhe me vone në vitin 1911 nga autorja Parashqevi Qiriazi, si dhe shum data të tjera me rëndësi që kan ndodhur në kët qytet të shenjtë për kulturën Shqiptare.

Shoqata planifikon që ti shënoi që të gjitha në të ardhmen, me ndihmën e intelektualve nga ky regjion, por dhe me gjërë, duke e shëndërruar Manastirin në një vend të Kulturës Kombëtare, dhe ringjalljen e tij, duke e nxjerr nga harresa e kohës, dhe duke ia hequr pluhurin qëe kishte mbulua kët vend me peshë, u shprehën nga shoqata “KONGRESI I BASHKIMIT”.

Shoqata i fton te gjith ata që e duan kulturën e kombit Shqiptarë, të marin pjesë në kët manifestim, me simbolikë të veçantë, për arsimin e Shqiptarëve, datë që solli dritë për shkollat e para në Shqip, para më se 110 vitesh. Ky manifestim edhe kësaj radhe injorohet nga Ministria e Kulturës. (Fërgim Demiri/INA)