Edhe një parti e re në Maqedoni. Ja kush do ta drejtoj

0

Paralajmërimet për themelimin e partive të reja politike në Maqedoni nuk kanë të ndalur.

Ato po lindin për cdo ditë sikur kërpurdhat pas shiut, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kohë më parë ish-ministri i ekologjisë dhe diplomati nga Tetova Xhelil Bajrami është shprehur se është në përfundim për përgatitjeve për krijimin e një subjekti politik.

Një paralajmërim të tillë e ka bërë edhe veprimtari nga Kërcova, Gafurr Adili. Por, këtyre ditëve ka ardhur në nismë e re dhe ndryshe.

Gazetari dhe publicisti Bexhet Musliu duke bërë shaka ka filluar nismën për themelimin e një partie të rrjeteve sociale.

“Isha tu u mendu…me deri 2000 nënshkrime mund të hapim një parti.!!Po unë (ne) me 160 mijë fansa të Facebook-ut, pse mos e hapim një parti e rrjeteve sociale.!ASHTU KSHTU POLITIKA PO BOHET NE FACEBOOK DHE TELEFONATA…”, ka deklaruar Musliu. (INA)