Edhe një shqiptar i “fortë” me LSDM në rrjetin e kontrabandës me cigare në Maqedoni?!

0

Kryetari i komunës Novo-Sellë Boro Stojçev është arrestuar nën dyshim për kontrabandë cigaresh. Kryetari, kuadër I LSDM-së është kapur së bashku me gruan dhe djalin e tij, por ka qenë i shoqëruar edhe nga një bashkëpunëtor tjetër. Policia siç mësohet, nuk e ka ndaluar në mënyrë të qetë kryetarin, pasi gjatë arrestimit, njëra nga makinat ka tentuar të ikë dhe policia ka shtënë dy herë në shenjë paralajmërimi.

Policia shpjegoi se në makinën e kryetarit të Novo Sellës dhe në një makinë tjetër, janë kapur 3300 steka të cigareve.

Por disa portale të afërta me VMRO-DPMNE kanë përmendur edhe një shqiptar, që është anëtar i lartë dhe i afërt i LSDM-së nga rrethina e Shkupit, që është i përfshirë në kontrabandën me cigare dhe që ka bashkëpunuar me kreun e Novo Sellës. Portalet maqedonase kanë spekuluar edhe me emra të caktuar, duke thënë se ata janë arratisur natën e arrestimeve dhe se po mbrohen nga LSDM për të mos shpërthyer skandal i madh.

Ministria e Punëve të Brendshme: “Në një moment kur njëra nga makinat tentoi të ikte, policët kanë shtënë me armë në shenjë paralajmërimi. Policia e Strumicës si dhe prokurori publik e kanë bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes. Të gjithë personat janë arrestuar dhe mbajtur në SPB Strumicës ndërsa cigaret janë konfiskuar. SPB Strumicë po punon në zbardhjen e rastit”.
Prokuroria qartësoi se kryetari i Novo Sellës së bashku me familjen dhe një bashkëpunëtor tjetër, kanë tentuar të kontrabandojnë cigare nëpërmjet një kalimi ilegal kufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, por policia i ka arrestuar dy kilometra para vendkalimit ilegal. Sipas vlerësimeve të prokurorisë, cigaret kanë kushtuar afro 50 mijë euro. (INA)