Edhe një sukses i madh i shkencëtarëve tanë që veprojnë jashtë vendit

INA
INA

28 Maj, 2023

Ditën e Merkur më datë 24.05.2023, në Sarajevë pas procedurës paraprake zgjedhore dhe mendimit të Kryesisë dhe Senatit të Akademisë, në hapësirat e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjës “Ban Kulin” u mbajt kuvend zgjedhor, në të cilin me votë të fshehtë u zgjodhën anëtarët e rinj të Akademisë.

Në mesin e të nominuarve u gjendën edhe tre qytetarë nga vendi ynë, të cilët arritjet e tyre i kanë realizuar jashtë vendit, por këto arritje janë vënë re nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjës.

Dr. Omer Xhemali i lindur në Tetovë, është pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore dhe ka të publikuara një numër të madh të hulumtimeve shkencore. Ai është drejtor i kardiokirurgjisë në Klinikën Universitare në Cyrih dhe drejtor i Spitalit të Qytetit Triemli në Cyrih – Zvicër. Ai në mënyrë unanime u zgjodh anëtarë i huaj i Akademisë.

Abi Muhtari nga Raveni – Gostivar, disenjator i medieve konvencionale dhe digjitale, i cili është i etabluar ndërkombëtarisht, krijues i shumë markave ndërkombëtare si në Zvicër ashtu edhe më gjerë, si artist i dalluar në mënyrë unanime u zgjodh anëtarë nderi i Akademisë.

Dr. Muhamed Shemoski nga Pllasnica, autor i disa librave, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare, ka publikuar hulumtime shkencore dhe profesionale për disiplinën e tij shkencore, me diapazonin e gjerë që e posedon në shkencat humanitare tërhoqi vëmendje dhe në mënyrë unanime u zgjodh anëtarë i Akademisë, bashkëpunëtorë dhe, gjithashtu, në mënyrë unanime u zgjodh edhe anëtarë i Senatit të Akademisë.

Në ditën e deklarimit në Ban Kulin, më 29 gusht të këtij viti, e që gjithashtu është edhe Dita e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjës “Ban Kulin”, në ora 13, në sallën solemne Atrium në hotel “Evropa” në Sarajevë, me ceremoni solemne do të bëhet ndarja e Kartës për të gjithë anëtarët e Akademisë.

Ky lajm është krenari për vendin tonë, sepse emrat e këtyre tre anëtarëve në këtë Akademi gjenden bashkë me emrat e shkencëtarëve eminent nga të gjitha disiplinat shkencore dhe artistëve akademikë. Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Bosnjës “Ban Kulin” anëtarë i mëhershëm është edhe intelektuali ynë i nderuar Akademik Ferid Muhiq.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

konference ut jusuf

Universiteti i Tetovës mori pjesë në konferencën e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

kroaci-kufi

Dalin detajet: 19 vjeçari nga Kosova është therur për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci

banjska Jusuf Osmani

Banjska ishte vendbanim shqiptar, manastiri u ngrit mbi themelet e një kishe ilire

homazhe nju jork afrim bunjaku

Homazhe në Nju Jork, për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

thanas carka

Shqiptari Thanas Çarka: Ja përse kandidoj për Këshillin Bashkiak të Athinës

Kembim valutor euro dollar

Për shtatë muaj, diaspora solli në Kosovë 754 milionë euro

Dashnim Hebibi librat

Të nderohet më shumë diaspora shqiptare!

famijari nga shanxhaku armina

Mirsadi nga Sanxhaku: Unë dhe familja ime jemi shqiptarë, gjyshi im mbante plisin deri në vdekje

erda havalli

VIDEO/19-vjeçarja elektrizon skenën e “The Voice of Germany” me këngën e njohur shqiptare

INFO

NA NDIQ