Edhe një sulmues i arrestuar, Policia thotë se ka hyrë në objektet përcjellëse të Manastirit të Banjskës

INA
INA

24/09/2023

Policia e Kosovës ka dhënë përditësimet e fundit për situatën në veri të vendit, duke treguar se kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës për realizim të detyrave zyrtare.

Policia thotë se si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të njësiteve relevante policore, në kuadër të perimetrit të caktuar të sigurisë është arrestuar edhe sulmuesi i dytë, i cili gjithashtu ka qenë në uniformë ushtarake dhe i armatosur me armë të gjata dhe municion.

“Deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë”, thuhet më tej.

Policia ka thënë se situata është e tensionuar, por se sulmet ndaj zyrtarëve janë pakësuar.

“Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh”.

Sipas informacioneve fillestare, policia thotë se bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkë koordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës, për realizim të detyrave zyrtare.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ageler

Ambasadorja Ageler: SHBA-të do të vazhdojnë me sanksionimin e aktorëve të korruptuar!

Edward-Joseph Zhoze

​Edward Joseph: Daçiq në Shkup shkeli Marrëveshjen e Ohrit, ShBA e BE të jenë të vëmendshme

angjushev koco

Koço Angjushev futet në listën e zezë të SHBA-ve

mirush-kabashi

“Jam shqiptar, kosovar”, recitimi madhështor i Mirush Kabashit kur Kosova po përjetonte luftën (VIDEO)

Aksident_Gjermani-780x470

Aksident i rëndë në Gjermani! Autobusi i shkollës përplaset me borëpastruesen, një nxënës i vdekur, disa të plagosur

vanja

Peticion për të rikthyer dënimin me vdekje

Albin Kurti

Kurti flet për rastin e Liridona Ademajt dhe 14 vjeçares në Shkup

Matthew Miller Metju Miler

SHBA: Izraeli nuk duhet të godasë zonat e identifikuara si të sigurta për civilët në Gaza

Levizja Evropiane per ndryshim LEN opozita shqiptare

LEN: Në 2016 Gruevskin e çuam në pension, po vjen koha për ta pensionu edhe BDI-në

INFO

NA NDIQ