Edhe një vit afat, targat e reja do të kushtojnë deri në 1500 denarë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/02/2023

Ndërrimi i targave të automjeteve me shenjën NMK do t’u kushtojë qytetarëve nga 1.400 deri në 1.500 denarë dhe afati ka mbetur edhe një vit, përkatësisht duhet të bëhet deri më 12 shkurt 2024, sipas Marrëveshjes së Prespës. njoftoi MIA.

Qytetarët duhet t’i ndërrojnë targat me shënjimin e vjetër MK dhe ti marrin të reja me NMK, në stacionet e autorizuara për kontroll teknik dhe do të kushtojnë nga 1400 deri në 1500 denarë.

Sipas Ligjit për automjete, nëse nuk keni targë të përcaktuar, parashihet gjobë prej 100 euro në denarë.

“Pronarët e automjeteve duhet të paraqesin kërkesë për ndërrim të targave në stacionet e autorizuara të kontrollit teknik, ku në bazë të kërkesës në sportelin e MPB-së paraqitet kërkesa për ndryshim targash dhe leje e re qarkullimi dhe të rejat lëshohen nga përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme me targa regjistrimi me shpenzimet e pronarit të mjetit. Çmimi i lejes së komunikacionit është 200 denarë, kurse çmimi i targave është 1200 deri në 1300 denarë, varësisht nga forma e targës”, informojnë nga MPB.

Pronari i automjetit duhet të paraqesë leje të komunikacionit dhe targa regjistrimi dhe letërnjoftim të vlefshëm ose nëse pronari është person juridik, aktual të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pagesa bëhet në një terminal postar ose në një fletëpagesë PP50.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inbound3366641930486413441

Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

vucic kurti

BE-ja mbështet Serbinë për muri – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit

IMG_1466

Menduh Thaçi bashkë me Blerim Bexhetin në Karshiakë

inbound6405638811103823630

Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi

klasa

Nxënësi bën kërdinë në shkollën e Shkup, arrestohet nga policia

inbound4488318726461931546

Në fshatrat e Tetovës ngjitnin materiale propaganduese gjatë heshtjes zgjedhore, dy persona kapen nga Policia

inbound8207823104984176855

Dashtevski: Plotësisht jemi të përgatitur për zgjedhjet e nesërme presidenciale

IMG_1464

Izet Mexhiti bashkë me Hazbi Likën – komandant Çela

lista zgjedhore

Ditët e zgjedhjeve në mes të javës shkaktojnë telashe për bizneset

INFO

NA NDIQ