Edhe pas 20 viteve premtime kufiri Llojan- Miratoc mbetet i pahapur

Picture of INA
INA

20/02/2025

“Jemi në Llojan, ndërsa kjo rrugë jo vetëm që lidhë dy fshatëra, Llojanin e Miratocin, por lidhë edhe dy shtete, Maqedoninë me Serbinë. Mbi 20 vjet premtohet hapja e një vendkalimi administrativ për këto dy vendbanime shqiptare. Maqedonia e Veriut i ka mbyllur të gjitha procedurat, por autoritetet serbe pavarësisht se kanë ratifikuar marrëveshjen në Kuvend, të njëjtën nuk e zbatojnë”, raporton Zekirija Haxhiu, gazetar.

Banorët thonë se mbeten të zhgënjyer nga të gjitha pushtetet të cilat nuk kanë bërë asgjë për hapjen e kësaj pike kufitare.

“Për krejt banorët e fshatit ka nevojë. Që të kemi qarkullim, nipat mbesat, dajtë, atje i kemi.
Keni familje dmth. Po i kam dajt në Preshevë.
E si ja bëni kur shkoni?
Po sillemi rreth, nga kufiri në Tabanoc”, u shpreh një banor i llojanit.

“Kemi edhe ne andej kemi familje. Për kufirin jemi nga viti 1993 si është mbyllur, kufiri nuk është hapur. Nevoja është e mjaftueshme por duhet të sillemi rreth kufirit të Tabanocit, që të shkojmë në Preshevë”, tha një tjetër banori Llojanit.

“Problem i madh, kufiri qe sa është dashur të hapet, na kanë premtuar secila parti që vjen në pushtet na premton se do të hapet ndërsa nuk ka asgjë deri tani. Unë familjen e kam që andej, kam miqtë, motrën, dajtë, gjithë familjen më tepër i kam nga ana e Preshevës.Si ja bëni kur shkoni? Krejt shkojmë nga kufiri kryesor andej”, theksoi një banor i Llojanit.

Kryetari i Likovës Erkan Arifi, thotë se duke iu referuar dokumenteve zyrtare, nga ana e Maqedonisë së Veriut kanë përfunduar të gjitha procedurat për hapjen e vendkalimit kufitar me orar të kufizuar pune. Për njoftimin se do të ketë vizitë nga një delegacion nga Beogradi në Miratoc, Arifi thotë se nuk kemi qenë të njoftuar.

“Ne si komunë e Likovës, si institucion kemi përdorur të gjitha mekanizmat juridik, të gjitha kërkesat në institucione të ndryshme duke u koordinuar me MPJ, me komunën e Preshevës dhe Bujanocit dhe me Qeverinë RMV për të vetmin qëllim që ajo padrejtësi shekullore që iu bëhet shqiptarëve, banorëve të komunës tonë dhe komunës së Preshevës, njëherë e përgjithmonë të zgjidhet”, deklaroi Erkan Arifi – Kryetar i Likovës.

Hapja e kufirit mbi marrëveshjen e arritur mes dy vendeve ishte bërë fakt i kryer edhe nga ratifikimi që Parlamenti serb i bëri në vitin 2020. Pavarësisht se marrëveshja ishte ratifikuar, ishte dalur në teren, ishte përcaktuar vendi ku të vendosen kalimet dhe modeli i funksionimit, pala serbe më pas ishte prononcuar se ratifikimi nuk nënkupton hapje të menjëhershme dhe një veprim i tillë do të bëhet kur do ta shohin të nevojshme. Autoritetet në RMV, kanë deklaruar disa herë se janë të gatshëm që nesër ta hapin kufirin derisa për këtë shprehë vullnet edhe Serbia. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Fatkeqësia në Koçan: A ka shqiptarë në mesin e viktimave? Flet Taravari

Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Mateçi në Austri

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

Mickoski bisedoi me Rute: NATO mund të aktivizoj sistemin e menaxhimit të fatkeqësive

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË