Inspektorët e Punës dje dhe pardje kanë shqiptuar 16 vendime me të cilat ndalohet puna për mosrespektim të rekomandimeve për mbrojtje nga i nxehti, pasi kanë konstatuar aktivitete të punëtorëve të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj temperaturave të larta në periudhën nga ora 11 deri në 17:00.
Inspektorët kanë kryer gjithsej 139 inspektime, gjegjësisht 125 inspektime të jashtëzakonshme dhe 14 kontrolle në aktivitete ku punëtorët janë të ekspozuar ndaj kushteve të pafavorshme mikroklimatike. Njëkohësisht kanë lëshuar 11 vendime për punëdhënësit me urdhër për respektimin e rekomandimeve, si dhe 7 vendime për ndalimin e punës për shkak të aktiviteteve ku punëtorët ishin të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj temperaturave të larta. Përndryshe, Qeveria edhe për të enjten i ka vazhduar rekomandimet për shkak të temperaturave të larta.