Edhe politikanë në rrjetën e “Reket”, ja kush janë nën thjerrzën e Prokurorisë

0
Foto e huazuar nga portali Lider

Hetimet për rastin “Reket” do të përfshijnë edhe politikanë dhe emra të tjerë publik që janë pjesë e organizatës joqeveritare humanitare Lidhja Ndërkombëtare, e themeluar nga shoumeni Boki 13, i cili është i dyshuari kryesor.
Jozyrtarisht po dëgjohen biznesmenë, dhe se deri tani janë marrë në pyetje disa prej tyre, si Ardian Amzoski.
Ndërkohë, planifikohet të thirren edhe funksionarë të lartë të LSDM, por nuk bëhen publike emrat e tyre.
“Lidhja Ndërkombëtare” kishte firmosur 13 memorandume bashkëpunimi me dis komuna dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, për sigurimin e trojeve për ndërtimin e shtëpive të pleqve dhe banesave sociale, shkruan gazeta Sloboden Pecat.
Në bisedime kanë marrë pjesë dhe kanë qenë lehtësues edhe funksionarë të lartë të LSDM dhe shtetëror.
“Lidhja Ndërkombëtare” u formua më 8 korrik 2017, në seancën konstituive ishin ish-ministrja e punës sociale, dhe nënkryetarja aktuale e Kuvendit, Frosina Remenski, deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, zëvendëskryetari i Shkupit, Enver Maliqi, kryetarë të disa komunave të partisë në pushtet. Këta persona kanë mbështetur këtë organizatë. Por nga LSDM theksuan se funksionarët e saj nuk kanë vepruar kundër ligjit, pasi që kanë mbështetur dhe lobuar për aktivitete që kanë pasur si synim aspektin social. (INA)