Edhe pse BE i tërhoqi vërejtjen, Vuçiq shkon me një njësi ushtarake në Moskë

Picture of Ina Online
Ina Online

16/04/2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të shkojë në Moskë për Ditën e Fitores, përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve evropianë.

Siç shtoi ai, me shumë gjasë pas vizitës në Moskë do të udhëtojë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan b92.

“Po vjen një periudhë me aktivitet të madh diplomatik, si dhe me shumë presione për shkak të ngjarjeve në Moskë dhe paradës së fitores më 9 maj – pra 80 vjetori i fitores ndaj fashizmit – në të cilën kemi paralajmëruar pjesëmarrjen, si një njësi e Ushtrisë së Serbisë ashtu edhe unë personalisht. Me shumë gjasë do të udhëtoj edhe në SHBA, do të kem takime me të gjithë zyrtarët evropianë, do të marrim pjesë në komunitetin politik evropian, në samitin në Sevilla, në samitin në Tiranë, në samitin në Romë – të gjitha këto brenda dy muajve të ardhshëm. Ka shumë gjëra, ndaj do të shohim se si do të zhvillohet gjithçka”, tha ai.

Serbisë do t’i bllokohet procesi anëtarësimit në BE nëse Vuçiq merr pjesë në paradën e organizuar nga Putini.

“Në çdo rast, më duket sikur do të më bie qielli mbi kokë nga presionet për shkak të shkuarjes në Moskë, edhe pse nuk kam mashtruar askënd, nuk kam gënjyer – qysh para tetë muajsh kam paralajmëruar publikisht se do të shkoj në Moskë. Nuk kam qenë atje për më shumë se tre vjet – që nga nëntori i vitit 2021 nuk kam pasur takim zyrtar me presidentin e Federatës Ruse, ndryshe nga shumë liderë të tjerë evropianë”, tha Vuçiq.

Ndryshe, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka paralajmëruar se do të ketë pasoja për vendet që do të marrin pjesë në këtë ngjarje të organizuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Zyrtarët evropianë kanë paralajmëruar se një vizitë e tillë nga ana e një vendi kandidat për anëtarësim në BE do të përbënte një shkelje serioze të parimeve dhe standardeve të Bashkimit Evropian, shkruan thetelegraph.

Ata e shohin pjesëmarrjen e Vuçiqit në këtë aktivitet si një mesazh politik që vë në pikëpyetje përkushtimin e Serbisë ndaj politikës së jashtme të përbashkët evropiane, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë.

“Disa vendime kanë kosto”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Estonisë, Jonatan Vseviov, duke iu referuar vendimit të mundshëm të presidenti serb për të marrë pjesë në paradë.

“Pasoja është që ata nuk do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se një veprim i tillë mund të ndikojë seriozisht në përparimin e Serbisë drejt integrimit evropian.

TË FUNDIT

Sondazh i News24, si do të votojnë shqiptarët më 11 maj!

Gjesti bënë paraqitjen më interesante pas daljes nga shtëpia, me lule në kokë

Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën

Trupat amerikane a po largohen nga Kosova, ja çka thotë zëvendës-shefja e NATO-s, Sheqerinska

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Ndahen Egli dhe Gjesti, e bëjnë publike?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË