Edhe pse dha dorëheqje, zëvendësministri Musa ende shkon në punë

0

Tre javë pasi njoftoi se dorëhiqet nga posti i zv/ministrit të Shëndetësisë, Asim Musa vazhdon të paraqitet në vendin e tij të punës. Kjo për shkak se Qeveria ende nuk ka dorëzuar deri në Kuvend vendimin për dorëheqjen e tij, që më pas Parlamenti ta konstatojë atë, informon Alsat-M. Të gjitha procedurat e nevojshme do të respektohen, Qeveria e Republikës së Maqedonisë pritet që shumë shpejtë në Parlamentin e Maqedonisë të dorëzon edhe propozimin për emërimin e zëvendës ministrit të ri dhe besojmë se Parlamenti në seancë plenare brenda muajit të emëron zëvendës ministrin e ri i cili do jetë në ministrinë e Shëndetësisë – deklaroi Muhamed Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë së RVM-së. Së fundmi Musa u pa edhe në kuvendin zgjedhor të BDI-së në Strugë. ALSAT mëson se ai që do të zëvendësojë Musën në postin e zv. minsitrit vjen nga dega e BDI-së në Strugë. Bëhet fjalë për mjekun Armend Arsllani. Mësohet se propozimi me emrin e ri të zv. ministrit në Kuvend do të dorëzohet më 12 nëntor. Nga ana tjetër Prokuroria Themelore Publike e Strugës vazhdon hetimet lidhur me video incizimin e publikuar në Shqipëri ku shihet si Musa merr 50 euro nga pacientët. Prokuroria ka kërkuar nga republika e Shqipërisë që të sigurohet videoja origjinale si dhe të vërtetohet kush e ka incizuar dhe kush e ka publikuar atë./Alsat-M