Edhe pse është më lirë, me tren nuk udhëton pothuajse askush në Maqedoni

INA
INA

06/11/2023

Në vitet e 80, qindra mijëra punëtor niseshin me tren nga Kumanova për në Gjermani. Trenat ishin plotë edhe në relacionet e ndryshme brenda vendit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në stacionet e trenave kishte hotele, kafene shume taksi dhe zhurma e qytetarëve të cilët bëheshin gati për nisur një aventur, një udhëtim me tren në destinacione të ndryshme.

Sot, gjithcka ka ndryshuar dhe stacionet e tranave në gjendje katastrofale kanë mbetur fantazma të së kaluarës.

Disa trana të rinj të blerë nga qeveria e kaluar lëvizin pothuajse bosh në gjithë territorin e vendit. Nga Shkupi deri në Veles bileta e trenit kushton 110 denarë, por pothuajse askush nuk udhëton. Afërsisht cmimi është i njëjtë edhe në relacionin Kumanovë- Shkup, po ndodhë e njëjta histori.

Arsyet janë të shumta, udhëtimi zgjatë shumë, njerëzit vonohen për në punë, por ka ndikuar edhe ikja e të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Numri i paktë i trenave që qarkullojnë, ndalesat e shpeshta për shkak grevave që organizohen në Hekurudhat e Maqedonisë, vonesa e trenave, por edhe vërejtjet e shumta të qytetarëve për shfuqizimin e vendimit për biletat pa pagesë, janë vetëm një pjesë e shumë arsyeve të cilët ndikojnë negativisht mbi transportin hekurudhor.

Udhëtimi me tren dikur ishte një domosdoshmëri e madhe për shkak të pranisë së paktë të mjeteve të tjera të transportit, por ishte edhe kënaqësi për shkak të rehatisë që ofronte transporti hekurudhor. Sot, kjo pamje në Maqedoninë e Veriut ka ndryshuar.

Në epokën e përdorimit masiv të makinave dhe linjave të rregullta të autobusëve, të cilat dukshëm janë më të shpejtë dhe më të rregullt se trenat, transporti hekurudhor ka mbetur alternativa e fundit për të cilën qytetarët vendosin.

Rrjeti hekurudhor në Maqedoninë e Veriut ka 699 kilometra binarë të hapur, 226 kilometra binarë stacioni dhe 102 kilometra binarë industrial.

Ndryshe në Bashkimin Evropian (BE) viti 2021 është shpallur viti i trafikut hekurudhor. Arsyeja kryesore për këtë masë të liderëve evropianë është se trenat janë mjetet më miqësore me mjedisin për transportin masiv të pasagjerëve. Sipas Komisionit Evropian, hekurudha ka peshën më të ulët në emetimin e gazeve serrë në atmosferë, të cilat janë arsyeja kryesore e rritjes së temperaturës mesatare të Tokës. (INA)

 

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

bujar-osmani-kovacevski-ahmeti

Ky do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni ?! (FOTO)

tanja fajon

Fajon: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që vendi të ecë përpara

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin sot para gjykatës

dirk jan kop holand

Kop: Maqedonia luan rrezikshëm me të ardhmen

INFO

NA NDIQ