Edhe pse janë afate zyrtare, nuk bëhet deri në fund të vitit rruga Kërçovë-Ohër

Picture of Ina Online
Ina Online

13/11/2023

Personi i parë i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, në një intervistë në emisionin “Kod” të TV Telma tha nuk ka gjasa të përfundojnë punimet në autostradën Kërçovë-Ohër.

Sipas tij, urat janë përfunduar, por rrëshqitjet e dherave kanë krijuar probleme të mëdha dhe gjëja tjetër që duhet bërë është gjetja e një zgjidhjeje për rehabilitimin e gjendjes në këtë terren.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NJPDP), Ejup Rustemi, thotë se me projektimin e parë të rrugës ka pasur probleme, gjegjësisht ka pasur problem me pjerrësitë që nuk janë projektuar siç duhet, kështu që në vitin 2018 projekti është dashur të pësojnë ndryshime. Problem shtesë është se shteti nuk e ka përfunduar plotësisht në kohë procesin e shpronësimit.

Raporti i ri i punës i NP “Rrugët e Shtetit” të Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, tregon se deri në fund të vitit të kaluar tashmë ishin shpenzuar rreth 450 milionë euro për këtë aks rrugor ende të papërfunduar dhe që afati i fundit për të kryer është fundi i këtij viti, pra edhe më pak se dy muaj, përcjell INA.

“Gjithsej 447,383,985 euro të realizuara (nga situata e 62-të), që është 66 për qind në raport me 598,074,670 euro”, shkruhet në raportin e ndërmarrjes publike.

Ndërsa për këtë vit, deri më 1 korrik 2023, për realizimin e autostradës Kërçovë – Ohër të financuar nga Exim Banka kineze janë shpenzuar 1,006 miliardë denarë, ose 16,36 milionë euro, thuhet tutje në raportin gjashtëmujor të kësaj ndërmarrje.

Nëse përmblidhet totali, realizimi shkon drejt 500 milionë eurove dhe deri në fund të vitit duhet të jetë më e qartë nëse puna do të vazhdojë me të njëjtin kontraktor dhe financues.

Sipas përllogaritjeve fillestare në vitin 2014, ndërtimi i autostradës nga Kërçova në Ohër është dashur të kushtojë 374 milionë euro, por pas anekseve të shumta shtesë pritet të shkojë në gati 600 milionë euro.

Qeveria po kërkon mundësitë që të ndërpresin punimet në këtë rrugë me kontraktorët kinez të kompanisë “Sinohidro”, pasi që tashmë 10 vjet ende nuk kanë përfunduar. Qeveria do të presë auditimin e ekspertëve të Federatës Ndërkombëtare të Inxhinierëve Konsulent, që pritet të tregojë se në cilin drejtim duhet të vazhdojë ndërtimi i autostradës dhe më pas do të dihet nëse “Sinohidro” do të largohet si kompani realizuese, apo do ti vazhdohet kontrata në Kuvend për herë të katërt.

Kontrata me kompaninë kineze “Sinohidro” ishte nënshkruar në nëntor 2013, ndërsa ndërtimi kishte filluar në maj 2014. Rreth 90 për qind e parave të projektit do të siguroheshin me kredi nga “Exim Bank” e Kinës dhe 10 për qind do të paguheshin nga ndërmarrja shtetërore “Rrugët Shtetërore”.(INA)

TË FUNDIT

Klubi shqiptar emëron trajnerin serb, reagojnë tifozët

Haga ngrit aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit

Ja kush e ndaloi këngën “Mora Fjalë” në stadium, flet profesori i njohur

Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë

VLEN “Problemet familjare” BDI të mos i shpalosë si tensione ndëretnike

E hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË