Edhe shënimi i Marrëveshjes së Ohrit bëri ‘copa’ VLEN-in dhe BDI-në

Picture of INA
INA

14/08/2024

Një ditë pas shënimit të 23-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit partitë shqiptare vazhduan përplasjet rreth organizimit, festimit të dyfishtë dhe legjitimitetit për të përfaqësuar shqiptarët në institucione. Nga VLEN thanë se shënimi i këtij përvjetori më në fund mori përmasa serioze, pa ahengje që kanë pasur qëllim pasurimin dhe pa shpenzime qindra mijëra euro.

“Dita e shënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit më në fund mori formën e saj të duhur dhe institucionale. Ky moment historik, i cili përfaqëson arritjen më të madhe të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, më në fund është liruar nga kthetrat e individëve që për vite të tëra e përdorën për të plotësuar dëshirat e tyre personale dhe për të përvetësuar pasurinë e popullit. BDI, nga arroganca e tyre politike dhe nga qëndrimi i gjatë në pushtet, ende mendon se mund të përvetësojë çdo arritje të popullit shqiptar. Me arrogancë ata guxuan të mbajnë një event paralel për këtë datë të rëndësishme, përkundër thirrjeve të shumta për të mos ndarë popullin për këtë ngjarje që duhet të na bashkojë të gjithëve”, thonë nga VLEN.

VLEN shton se imponimi i temës së legjitimitetit është përpjekje për të mbuluar të kaluarën e mbushur me korrupsion, krim dhe keqmenaxhim.

Ndërkohë nga BDI-ja thonë se shënimi i përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit u realizua me buxhet të sakatuar.

“Shënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga qeveria monoetnike pa legjitimitet të popullit shqiptar dhe të tjerëve, kaloi nën hijen e faktit që organizohej nga putinisti i përbetuar, një mos-njohës i pavarësisë Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Ohrit si Ivan Stoilkoviq, si dhe me buxhet të sakatuar. Të vetmit mysafirë në shënimin monoetnik sa për sy e faqe ishin vazalët puthadorë të cilët nuk kanë qenë as vrima e fundit e kavallit në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe që i kanë okupuar institucionet e shtetit si humbës të zgjedhjeve…”, thonë nga BDI.

Nga BDI-ja shtojnë se që nga shtatori do të nisin konsultime publike mbi platformën për legjitimitet me botën akademike, organizatat joqeveritare, mediat dhe qytetarët./ Alsat.mk

TË FUNDIT
1 orë
Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV
4 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
6 orë
Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!
7 orë
Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së
9 orë
Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

ME TE LEXUARA

24 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

LEXO MË SHUMË

Krenar Lloga

Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

Arben Taravari VLEN

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

IMG_0639

Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

remzi-780x470-1

Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

bujare abazi

VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës

iphone- telefon mobil

Mashtrim i ri në Maqedoni – Facebook i rrejshëm këtë herë kërkon përditësim të të dhënave

adnan azizi

Azizi: Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”!

auto_korrupsion1511207587

Rasti “Krmzov”: Akuza për kontrabandë, borxhe ndaj DAP dhe llogari bankare të bllokuara!

INFO

NA NDIQ