Edhe Shqipëria me skandal në onkologji: Terapinë për kimioterapi nga publikja, i kanë shitur te qendrat private

Picture of INA
INA

25/06/2024

Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka arritur te zbulojë një skemë se si mjek të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjykata ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish zv. drejtoresha e përgjithshme e spitalit dhe farmacistë.

Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara. Kryesisht u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.

Nga ana Sektorit per Hetimin e krimit eko dhe financiar ne DV P Tirane në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, nën drejtimin e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë pas një pune disa mujore në kuadër të procedimit penal nr.5071/2023 është bërë i mundur finalizimi i operacionit “Kobalti”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe detyrim paraqitje si më poshtë vijon:

Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Xhevahir dhe Halile i lindur në 18.08.1977, në Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi i lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr. H70818053D per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Mexhit dhe i Drita i lindur më 23.11.1988, në Burrel, banues në rrugën “Komuna e Parisit”, Tiranë, pallati sipër shkollës, “Fenix”, Kati 5, Hyrja 2, Ap.15, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr.I81123007H per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) e bija e Nuri dhe Fatmira , lindur më 20.10.1971, në Pogradec, banues në Tiranë, rruga “Alajdin Frashëri”, shtëpi private, gjinia femër, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi i lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. H16020127M per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) bija e Qirjako dhe Viktori i lindur më 28.03.1972, në Korcë, banues në rrugën “Luigj Gurakuqi”, Tiranë, gjinia femër, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile beqare, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. H25328183B per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Halil Gashi i biri i i Isuf dhe Rabije i lindur në 10.05.1943, në Shtanë,Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi i mesëm, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr. E30510055J per vepren penale te “Fshehjes se te ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Florian Marku i biri Lazër dhe i Frange i dt.01.04.1982, lindur në Lezhë dhe banes në Tiranë, me gjëndje civile beqar, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, i pa dënuar, me kartë identiteti me nr. I20401242G, administrator i Flori Farma per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande” te parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.

Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qenë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Këta shtetas kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë” Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” , “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 174,178,179 dhe 248 të K.Penal.

TË FUNDIT
3 orë
PSE NUK DUHET ULUR NE SHEZLLONA?
3 orë
Pse nuk duhet të konsumoni kafe gjatë temperaturave të larta?
3 orë
Saranda dhe Ksamili me plazhe të tejmbushura. Rama shperndan videon
3 orë
SHISH: Luftuam spiunazhin serb dhe rus në Shqipëri
16 orë
Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%! Raporti i Komisionit Europian analizon shifrat

ME TE LEXUARA

1 ditë
Aktori i njohur nga Kosova: Si n’Shqipni nuk gjeni asnjë vend tjetër për xhepat tonë të shtjerrun!
1 ditë
Turistja sllovake humb jetën në plazhin e Golemit, ja çfarë dyshohet
21 orë
Rama: Sivjet është rritur numri i turistëve nga Kosova
16 orë
Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%! Raporti i Komisionit Europian analizon shifrat
3 orë
SHISH: Luftuam spiunazhin serb dhe rus në Shqipëri
3 orë
Saranda dhe Ksamili me plazhe të tejmbushura. Rama shperndan videon
3 orë
Pse nuk duhet të konsumoni kafe gjatë temperaturave të larta?
3 orë
PSE NUK DUHET ULUR NE SHEZLLONA?

LEXO MË SHUMË

durres plazh deti

PSE NUK DUHET ULUR NE SHEZLLONA?

KAFE

Pse nuk duhet të konsumoni kafe gjatë temperaturave të larta?

ksamili2

Saranda dhe Ksamili me plazhe të tejmbushura. Rama shperndan videon

vlora hyseni

SHISH: Luftuam spiunazhin serb dhe rus në Shqipëri

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%! Raporti i Komisionit Europian analizon shifrat

Edi Rama

Rama: Sivjet është rritur numri i turistëve nga Kosova

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Turistja sllovake humb jetën në plazhin e Golemit, ja çfarë dyshohet

cun

Aktori i njohur nga Kosova: Si n’Shqipni nuk gjeni asnjë vend tjetër për xhepat tonë të shtjerrun!

deti-bregdeti-pushime-verore

Çmimet e larta në vend nxisin rezervimet rekord të shqiptarëve në këto dy shtete

INFO

NA NDIQ