Edhe sot s’ka vendim për lirimin e Tomorr Morinës

0

Edhe pse u paralajmërua për sot Gjykata Supreme në Maqedoninë e Veriut nuk ka vendim për lirimin e Tomorr Morinës, ish-pjestarit të UÇK-së, i cili po vuan paraburgimin nga 24 korriku, kur u ndalua në vendkalimin kufitar Bllacë, përcjellë INA.

Nga kabineti i kryetarit të kësaj gjykate kanë thënë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA se më së voni deri nesër pritet të ketë vendim se a do të lirohet ose jo Morina. Lënda sot i është ndarë një gjykatësi, i cili do të sjellë vendimin. Penalja refuzoi lirimin e tij dhe se vendimin final ia hodhi Supremes. Ndërkohë nga ana tjetër akoma është në lojë edhe kërkesa për ekstradim nga pala serbe, pasi që Morina kërkohet nga autoritetet e Beogradit lidhur me luftën e 1999 përmes një fletëarresti të Interpolit. (INA)