Edhe Talat Xhaferi do të dorëhiqet, nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet kushtetuese

ina-online
ina-online

31 Korrik, 2023

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, ka thënë se do ta ndjek vendimin e ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe ai do të largohet nga pozita e tij, nëse VMRO-DPMNE votojë për amendamentet kushtetuese.

“Rrjedhimisht, nëse të gjithë largohen, pse të insistoj të qëndroj”, tha kryeparlamentari Xhaferi.

Qëndrimi i Xhaferit është që zgjedhjet parlamentare të jenë të rregullta. I pyetur nëse zgjedhjet në një kohë të shkurtër do ta ndihmonin BDI-në që të arrijë të mbajë sa më shumë vota, ai thotë se autoritetet partiake duhet të bëjnë kalkulime për këtë.

“Me sa di unë, BDI ka deklaruar se mandati duhet të shkojë si mandat i rregullt dhe t’i kthehemi procesit dhe sistemit të mandatit katërvjeçar. Por vendimi i djeshëm i cili u shpall është në kuadër të rezultatit apo deklaratës së takimit të kryesisë mes kryeministrit dhe presidentit të opozitës”, thotë Xhaferi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dje në Facebook ka njoftuar se ministrat nga BDI kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, por që hyjnë në fuqi pas votimit të amendamenteve kushtetuese nga VMRO-DPMNE.

Por, VMRO-DPMNE ka kërkuar që dorëheqjet e ministrave të BDI-së të jenë të parevokueshme dhe më pas të organizohen zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

driton iseni

Iseni: A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim se me Driton s’pe do

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

INFO

NA NDIQ