Edi Rama! draft-dokument ka nevojë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

ina-online
ina-online

10 Qershor, 2023

shkruan: Naser Pajaziti

Kryeministri shqiptar në vend të draft-dokumentit për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës, duhej të përgatiste një draft-dokument për shqiptarët në komunat shqiptare Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Serbi.

Për këtë ai obligohet sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku në nenin 8 të saj thuhet: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”.

Edi Ramën nuk e kemi dëgjuar të bëj një denoncim apo shqetësim publik për gjendjen e shqiptarëve në këto komuna, që janë shëndërru në “zorrë qorre”, dhe dita ditës po boshatisen si pasojë e mungesës së një të ardhme të qartë” dhe plani të heshtur represiv institucional, atje ku nuk dërgohen fabrika, nuk hapen vende të reja pune, por çdo ditë mund të shihni konvojët e ushtrisë serbe.

Sidomos shqetësues plani i heshtur përmes shlyerjes së banorëve nga dokumentet zyrtare, përmes shlyerjes së adresave dhe formave të tjera diskriminuese administrative.

Dhe, hiç më larg, ditën e djeshme, kur policia ndërhyri në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, duke ndaluar premierat e dy filmave shqiptarë dhe që vazhdon të jetë një ngjarje e rëndë trishtuese për fjalën e lirë dhe artin në këtë zonë.

Këto tre komuna kanë nevojë për një draft – dokument për avancim të vetëqeverisjes lokale, zhvillim, rikthim të institucioneve të dislokuara në komuna tjera, që preshevari për një dokument të thjeshtë duhet të udhëtojë me dhjetëra kilometra në Vranjë, sepse nga Presheva i hoqën disa institucione, që funksiononin si njësi institucionale.

Shqiptarët jashtë kufijve janë të lodhur nga Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta e politikanët e tjerë të stërvjetëruar me politikat e tyre puro “alla shqiptarçe”, brenda kornizave të asaj Shqipërie të arnuar me majtistë e djathtistë. Kaluan 30 vite të postkomunizmit, nuk është dëgjuar një premtim, plan apo strategji për shqiptarët jashtë kufijve.

Edi Rama me draftin për Asociacionin a e di se Serbia sa para ndanë për bashkëkombasit e saj në Kosovë, sidomos në komunat në very.
Sipas statistikave që i kemi shkruar edhe më parë, si shembull marrim vitin 2020, ku për serbët në Kosovë dhe strukturat paralele ka ndarë 89 milionë euro.
Rreth 63.7 milionë euro ishin planifikuar për Zyrën për Kosovën të Qeverisë serbe, dhe pjesa më e madhe e fondeve janë shpenzuar për strukturat paralele apo “organet e përkohshme” të shtetit serb në Kosovë, të cilat Kosova nuk i njeh dhe të njëjtat, sipas marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, duhej të integroheshin në institucionet e Kosovës.
Miliona euro në arsim (shkollat fillore dhe të mesme nëpër komunat e banuar me serb, si dhe Universitetin serb në Mitrovicë). 237,000 euro për “mbështetjen e promovimit e inovacionit” nga serbët në Kosovë. Mbi 100 mijë euro për informim për serbët si struktura paralele si dhe afër 1 milion për “mbështetjen e klerit dhe manastireve në Kosovë”.
Ndërsa, Edi Rama deri tani për shqiptarët e Luginës ndau vetëm 50 mijë euro, për maternitetin e Preshevës. Historike, lekë as për çamçakëza!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhelal svecla

Demaskimi i Serbisë

Lutfi Dervishi

Kur drejtësia bëhet për tik tok

anisa bahiti

Vuçiçi “evropian” u zhduk, u kthye Vuçiçi radikal!

xhevdet nasufi

Dialogu pas 24 shtatorit

cun

Edhe njiherë po t’them: – O teveqeli i Shqipnisë!

flamuri-kuq-e-zi

“Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë”

Vucic Vulini

Qasja e Perëndimit ndaj Vuçiçit ‘të padjallëzuar’ rrezikon të destabilizojë Ballkanin

Kim Mehmeti

Kosovën më shumë e ka dëmtuar Rama se sa Vuçiqi?

andi-bushati

Katër pika ku Rama është rreshtuar pro Serbisë

INFO

NA NDIQ