Edi Rama: Festa e opozitës për vendimin e Holandës dëshpëruese

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dje për të parën herë mbi vendimin e Parlamentit holandez për ti rikthyer vizat shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë deklaroi se ky vendim nuk ndikon në lëvizjen e lirë të shqiptarëve në zonën Shengen, duke theksuar se Holanda ka një procedurë parlamentare që është kundër zgjerimit dhe emigrantëve. Kryeministri Rama tha se festa e PD-LSI për vendosjen e vizave ishte dëshpëruese, duke shtuar se Holanda ndodhet në një situatë të procesit zgjedhore dhe kjo ndikoi që deputetët të propozonin heqjen e vizave. “Një festë fyese në Tiranë për arsyet e atij vendimi dhe aspak përbuzëse për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në kushtet kur ai vendim u përcoll në kanalet televizive si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ndërkohë që është një vendim thjeshtë dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda, ku nuk është sekret ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intensive kundër zgjerimit dhe emigrantëve dhe shqiptarëve. Është një procedurë parlamentare që nuk ka asnjë implikim të drejtpërdrejt në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Për të shpjeguar pak më konkretisht se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere, asnjëra nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë”, tha Rama. Kreu i ekzekutivit ka akuzuar Bashën dhe Kryemadhin se po kërkojnë të destabilizojnë vendin, duke e bërë edhe një herë të qartë mes ironisë se qeveria nuk rrëzohet duke kënduar himnin kombëtar duke stonuar. Rama u shpreh se lufta e verbër për të marrë pushtetin ka bërë që opozita të pengojë perspektiva e vendit. “E pagëlltitshme është festa në Tiranë. Lufta politike dëshpëruese e një grupi që përpiqen ti vendosin zjarrin shpresave, ëndrrave dhe perspektivave dhe vetë vendit. Si mund të gëzohet një parti politike që thotë ja po vihet drejtësia po hiqen vizat për shqiptarët për shkak të Edvin Kristaq Ramës. Kjo është e neveritshme, por përse e bëjnë dhe si mund të arrijnë deri këtu, lufta e verbër për pushtet. Si mundet që dëshpërimi i humbësit të arrijë deri në pikën që të presë rrënjët dhe të sillet me vendin e vend, sikur të ishte armik i vendit të vend. Lufta politike në Shqipëri të katandiset deri në këtë derexhe, që dolën zëdhënës të atyre që nuk duan t’ia dëgjojnë zërin Shqipërisë. Nuk e ndryshojnë dot qeverinë me kapsolla, apo duke kënduar himnin stonato, qeveria nuk lëviz”, tha ai.