Edi Rama: Ja kur do të largohem nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë!

ina-online
ina-online

23/02/2024

Edi Rama nuk e ka në plan të marrë një detyrë të katërt pas ministrit të Kulturës, kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe kryeministrit të Shqipërisë.

Në një intervistë për drejtuesen e revistës “Newsbomb” Anila Basha, ai thotë se asnjë post, përfshi edhe Presidentin apo një detyrë në një organizatë ndërkombëtare nuk e jo më shumë se sa atelieja e tij.

“Mandati i tretë do të iki kur të vija dita e fundit në shtator të 2025-ës, e deri atëherë do të shihni plot punë e vepra të mira që do të marrin jetë. E kam të pamundur ta besoj se një zyrë e katërt në këtë karrierë do të më joshë dot më shumë se sa atelieja ime, ku kam shumë ide e fantazma të imagjinatës sime që më kërkojnë t’i nxjerr nga vetja dhe t’i sjell në jetë përmes syrit e dorës.

Nuk më josh asnjë angazhim në politikën ndërkombëtare, siç nuk do të më kishte joshur dot as zyra e ministrit të kulturës së Francës, apo ajo e kryetarit të Bashkisë së Berlinit, sikur teorikisht ta fantazoja për një moment, duke u kthyer në kohën kur vendosa të hyj në të parën, apo të bëj fushatë për të hyrë e ndenjur 11 vjet në të dytën”, thotë Rama.

Aq i bindur është për këtë, saqë brenda të njëjtës pyetje e përsërit dy herë.

“Kjo e kryeministrit është zyra e tretë dhe e fundit e karrierës sime publike në politikë, tjetra do të jetë atelieja e “rrobaqepësisë” së ëndrrave të mia artistike, ku dua ta mbyll udhëtimin tim në këtë jetë me bindjen se çfarë mu dha nga Zoti e nga ata që më besuan, e ktheva sa dita e sa munda, pa u kursyer në asgjë dhe për asgjë, e me urimin që lashë mbrapa një kujtim të mirë”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fe129fe1-3078-4efd-9213-990bfd8c0762

Taravari: Bujar Osmani vonë i ra pishman për “Ballkanin e Hapur”

IMG_1121

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

Unbenannt-21-978x500

Aksident i rëndë në Gjermani, shoferi i kamionit nga Maqedonia

XHAFERI

Xhaferi: Maqedonia e Veriut është shembull në rajon për implementimin e barazisë gjinore

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

BE do të ndajë rreth 750 milionë euro për NVM-të në Ballkanin Perëndimor

pompa-benzines-derivatet-naftes

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

burgu

Arrestohen 17 pjesëtarë të Policisë së Burgjeve në Maqedoninë e Veriut

derivate nafta dizeli benzin

A do të rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme?

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së: As rajoni dhe as bota s’mund të përballojnë një luftë tjetër

INFO

NA NDIQ