Edi Rama ka një lajm të mirë për fëmijët me diabet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video,në shtëpinë e Damianës, vajzës që vuan me diabet.  Video e tij hedh poshtë akuzat e kundërshtarëve politikë për rimbursimin e fishave të diabetit për fëmijët diabetikë në Shqipëri.  “Mirëmëngjes dhe me këto 4 minuta të ndara në dy pjesë – ku edhe të gjithë ata që vunë kujën e cinizmit histerik për episodin e Babagjyshit të Vitit të Ri, mund të shohin se në fakt ne bëjmë, hap pas hapi, diçka të re për të ndihmuar që të rriten më të sigurt, “Eriglisat dhe Leot” e gjithë Shqipërisë – ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan kreu i qeverisë në Facebook bashkangjitur videos ku shfaqet në shtëpinë e Damianës, vazjës diabetike.

Në videon e postuar nga Rama në Facebook, ai shprehet se është shtuar fondi për ilaçet këtë vit.