Edi Rama, Luizit: Rrezik edhe për mua nëse më kishe dalë përballë

Picture of INA
INA

20/05/2023

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm (e shtunë) në një ‘podcast’ me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Becin.Ejlli në disa raste në rrugëtimin e tij në BBVA, e kishte theksuar se një nga personat e vetëm që i doli në ndihmë kur kishte më së shumti nevojë ishte pikërisht Beci.

Këtë nder Luizi ia ktheu duke marr pjesë në fushatën e tij pak ditë para zgjedhjeve në Shqipëri.

Nga shumë fitorja e Becit u pa nga ndikimi i madh që Luizi ka në opinion publik pas pjesëmarrjes në BBVA.Pikërisht për këtë, Luizi foli në një bashkëbisedim më Ramën dhe Becin.

“Nuk e di a ka ndikuar prezenca ime në krah të Benetit, unë të shtunën kam qenë në Gjakovë duke kënduar deri në 04:00 të mëngjesit dhe i kam hipur makinës dhe kam shkuar në Shkodër, kam votuar dhe kam ikë prapë në Gjakovë se kisha për të kënduar të dielën në darkë, unë kam bërë detyrën që duhet të bëjë çdo qytetarë shqiptarë të hedh votën e tij dhe i kam kthyer nderin Benetit, nuk e di a kam ndikuar dhe nuk më intereson kjo pjesë, nuk e kam bërë as për njerëzit dhe askënd, e kam bërë për Benetin për t’i treguar që nëse është mundësia për të kthyer nderin unë këtu jam, pak rëndësi ka a kam fituar Big Brotherin, a jam kryeministër, a jam pa punë, unë ky jam, Luizi që të ka marr në telefon atë ditë jam edhe sot para teje, se nuk e harroi se si ia kam filluar”, tha Luizi.

Me shaka, Rama ia ktheu duke i thënë se ai nuk e fitoi Shkodrën nga këngëtari, por më pas pranoi ndikimin e madh të 37-vjeçarit.“Boll bëre propagandë për vete, na mbyte na shkatërrove, e the se nuk e di a fitoi prej, po jo se nuk ka fituar prej teje avash, ta them unë që se ka fituar prej teje, por në atë situatë që pash unë të thash se kur deri edhe dikush që unë e kam parë mbi libra dhe sa e shoh edhe flet sikur është duke lexuar libra arriti në pikën që e shikonte Big Brother do të thotë që situata ishte e tillë që Benetin po e po, por rrezik edhe mua të më kishe dalë përballë do më kishe krijuar probleme”, u shpreh Rama.“Nuk i dihet”, iu kundërpërgjigj Luizi.

Ndryshe, këngëtari nga Shkodra tashmë përveç fitores së BBVA iu është rikthyer edhe aktiviteteve muzikore.

TË FUNDIT

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Politikbërja një moçal që po kundërmon erë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË