Nga Beqir SINA
Ky njeri mendojë se “zemrën” e ka të fshehur thellë te “shpirtligësia” e asaj që qëndron brenda asaj që ky “pangopuri” bëri me Shkodrën( ta marri Shkodrën si i vetmi qytet i djatht traditionalist) dhe 50 vjetorin e “Revoltës së Spaçit” me kapotën ushtarake, që mban të varur në kryemnistri, zyrën e tij. Të asaj saj kapote dhe përkatësisht atyre dy “thelpeve” të jakës së kapotës së Ushtrisë Popullore, që janë me simbolin e komunizmit
Edi Rama, mendojë se I bën këto”shfaqje spektakolare” me simbole dhe batu nëpër fjalime, edhe për tu thënë nostaligjikve(komunisteve veteran, se ai është po ai Edi Rama, që ka qenë kur rritej si fëmijë i Bllokut, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Spiro Kolekës. Një nga të rinjët e të rejat me “zemër” për partinë me besnikëri e deri në vedekje, besinkë të partisë së punës dhe trashgimtares së saj Partisë Socialiste…….
Këtë ai e tregojë jo pa qëllim( domethënje) edhe me vizitën e tij të parë të fitores në Shkodër, qytetin tradicional e më anti komunist. Qytet të cilín “mbas rrethimit dhe marrjes së Shkodrës”, nga komunistët në 1944, ai e rimerr nga Zyra e kryeministrisë në 14 mạj 2023, me “votat” të dhunuara dhe të blera, edhe me një social demokrat, ose me ndonjërin nga ata persona publik që “u fut në Big Brothers VIP Albania, si “Demokrat” dhe doli fitues si “Socialist”.
Mirëpo, simbolika e tij me Shkodrën, ishte të tregojë “zotësinë” e tij i si ish fëmijë i Bllokut, duke u thënë edhe shkodranve krenar për të kaluarën e tyre : “Ja dhe Shkodrën anti komuniste ua mora, ……. Dhe, u tha shkodranve te presekutur dhe anti kommunist: “ “Boll më! Se nuk ua mora si “babai dhe daja im” për 45 vjet, me pushkatime, burgosje e ineterrnime, luftën e klasave, dhe të një presekutimi biblik, që vetëm Shkodra e ka parë. Shkodra, një qytet, që është prej themelimit të tij, qyteti me perendimor dhe civilizues në Shqipëri, po se po! po të kemi parasyve historinë e këtij qyteti.
Shkodra, ka dëshmi rrëqethëse të persekutimeve të pas Luftës së Dytë Botërore, kur në vendin tonë e mori pushtetin mortaja (Partia Komuniste shqiptare). Shkodëra, për vetë faktin se ky qytet, madje e tërë kjo zonë njihet si mbajtja e peshës më të rëndë të persekutimit të egër komunist, në Shqipëri. Faktet dhe dëshmitë flasin për një numër të konsiderueshëm personash të pushkatuar me gjyq e pa gjyq, të torturuar në mënyrë çnjerëzore, apo të trajtuar mizorish me gra, pleq e fëmijë nëpër internime. Në Shkodër diktatura komuniste ishte nga më të egrat dhe barbaret që ka historia e njohur në vendet komuniste të Europës. Statistikat dëshmojnë se në qytetin dhe qarkun e Shkodrës janë pushkatuar 601 persona, ndër të cilët 61 klerikë, janë burgosur 2503 persona, janë internuar 2700, kanë vdekur në burgje 128.
Kujtojmë se të gjitha këto masakra kanë ndodhur në një qytet athere me 40 mijë banorë, që ishte qendra e një zone rurale me 60 mijë banorë ku funksiononin 13 burgje. Sipas vetë të persekutuarve politikë, diktatura komuniste ka qenë një tmerr në Shkodre(Shqipëri), pasi në ndryshim me vendet e tjera të Europës, diferenca rezultonte në faktin se vendi ynë vuajti 50 vjet, ndërsa vendet e Europës, jo më së shumë 15 vjet.
Por, le t’i kthem përsëri kryeministrit Edi Rama, që po “tallet dhe kërcen Arushën” tash 33 vjet me presekutimin më të rëndë dhe më të egër komunist, në botë, në Shqipëri.
Edi Rama, është i njohur për simbolikat e tij, çka e tregon në çdo dalje publike, sidomos, kur ato lidhen edhe me ndonjë ngjarje historike ose ditore. Pjesmarrjen e tij në evente me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare. Madje, këtë rënje në sy se përse i bën Edi Rama, nuk është aspak e vështirë që ta “lexoshë” ose ta kuptosh prej nga “zhgarravinat” me veshjet e tij, e deri te pjesëza nga fjalimet e tịj, të gjata e të lodhshme dhe “batutat”.
Për simbolet!
Më duhet të kujtojë atë me kollaren e tij me yllë gjatë takimit zyrtar me kryediplomatin grek, dy vjet më parë. Kollarja e kryeministrit, në të cilin ishte dizenjuar flamuri i ynë kombëtar, por që mbante edhe yllin e verdhë me 5 cepa, iu “rivitalizua” ministrit grek , duke e paralelizuar atë simbolikisht me kohën e Enver Hoxhës, atë kohë kur Shqipëria socialiste ishte fanari ndriçues : ” Shqipëria, shkëmb granti – Kufinjët tanë i mbrojmë me gjak(me këtë yllin dhe Drapërin e Çekiçin”, thoshte sundimtari Enver Hoxha, për 45 vjet.
Por në 10 vjet “sundimi” Edi Rama, me simbole me veshje e piktura, gjeste dhe fjalime, si në parlament, televizionet, statuset e tij në rrjjetet sociale,”kartolinat” digjitale, ku ai shpesh here me sarkazamt e tija, vë në lojë simbas stilit, që ka mesuar nga partia, madje nga “tribuna” e Parlamentit me batuta na “pozonë” her si Faik Konica che her si Noli me kritikat e tyre të asaj kohe.
Dje në Shkodër Edi Rama mbasi ia “vodhi” dhe ja “bleu” votat edhe shkodranve, futi në “thes” edhe votat aq sa i duheshin edhe të të presekutuarve, dhe ish të burgosurve politik ,( duke gjetur edhe ndonjë plak matuf që ja dha votën si anti-Berishë). Dhe, ja vodhi gjithë Shkodrës, vendit më të presekutuar dhe më anti komunist edhe presekutimin 45 vjeçar, tanimë jo si i biri i Kristaq Ramës, nipi i Spiro Kolekës, dhe i qeverisë së bijëve të partisë, por duke “palluar” the folur duke I “hëngur” fjalët, me hiprokrizinë e tij, për të treguar dhe u mburrur me muzeun e kaluarës komuniste në Shkodër.
Dhe, sot, në 50 vjetorin e Revoltës kundra diktaturës së Enver Hoxhës e cila ishte e vetmja dhe unike në botë kundra diktaturës komuniste, Revolta e Spaçit, ngase ajo përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, të shqiptarve por edhe të lëvizjes për liri e demokraci në Shqipëri, Kryeministri i Shqipërisë, ka zgjedhur ta kujtojë “Revoltën e Spaçit” me një simbol tjetër, atë të kapotë të ushtrisë popullore, që mban varur në zyrën e tij në Kryeministri. Një kapote e murrme leshi, me dy simbolet e kuq të komunizmit në dy jakat e saj, Pikërisht vsaj kapote që ridënojë në Revoltën e Spaçit 80 të ish të burgosur politik, ndërsa 4 prej tyre u ekzekutuan. Katër të pushkatuarit ishin Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Peka dhe Hajro Pashai.
Siç dihet për të marrë situatën në kontroll, dhe për të shtypur me dhunë Revoltën e Spaçit, ishte ngarkuar zv.Ministri i Brendshëm Feçor Shehu, i cili së bashku me oficerat e misitrisë së mbrojtjes dhe të ministrisë së punve (për)brendeshme, ishin të veshur me ato kapota(të gadishmërisë së lart, simbas deshmitarve – rrefimit të disa ish te burgosurve politik). Pikërisht, ndoshta edhe kjo kapotë që shikojmë në zyrën e kryeministrit, është e ruajtur si një nga ato/ajo “kapota”, me ato dy yjet e kuq të simbolit komunist. Dhe nuk është aspak çudi, që mund të jet edhe ky ekzemplar ai që mban në krahun e majtë të “zemëres” kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramą, në fotografinë e tịj dhe ai e ruan me “besnikëri” në zyrën e tij në Kryeministri, dhe na e proklamon me shumë karshillëk me mikun e shtrenjtë Alex Soros , ku si thotë ai janë takuar pas një darke pune në Tiranë. Në ditën kur ish të burgosurit politik në Shqipëri, po përkujtojnë “Revoltën e Spaçit”.
Por domethënjen e simbolve komuniste dhe kësaj kapotës së Ushtrisë Popullore, në konçidencë me datën kur sot përkujtohet “Revolta e Spaçit”, është se i “pangopuri” Edi Rama, mbasi i “vodhi” dhe i “bleu” votat Shqiptarve, më 14 maj ua “vodhi” edhe presekutimin