Edi Rama “Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral”

0

Në një takim me banorët e njësisë administrative nr.1 në Tiranë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar situatën aktuale në KZAZ-të ku ka patur tensione. Rama tha:

“Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren, nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre“.

Pas dy orë përplasjesh, policia tërheq materialet nga KZAZ e Kukësit

Pas dy orë përplasje dhe tension midis simpatizantëve të PD, policisë bashkiake dhe forcave të rendit, materialet u tërhoqën nga ambientet e KZAZ në palestrën e gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës .

Vendimi u mor nga policia e Shtetit e cila beri dhe zhvendosjen e tyre. Me herët pati përplasje të fortë me policinë e rendit, e cila herë pas here ka përdorur gazin lotsjellës.

Një kamion i bashkisë theu derën e KZAZ dhe protestuesit i vunë zjarrin.

Dy punonjës bashkiak u lënduan. Në Kukës pritet të ketë shoqërime te persona që nxitën dhunën gjatë protestës për lirimin e ambienteve të KZAZ.

Sipas analistit Artan Hoxha, Meta futi në vëllavrasje shqiptarët

Gazetari investigativ Artan Hoxha shkruan se presidenti Ilir Meta me dekretin për anulimin e zgjedhjeve futi në vëllavrasje shqiptarët.

Referuar pamjeve nga sulmet ndaj KZAZ-ve nga të gjitha bashkitë që drejtohen nga opozita, Artan Hoxha thotë se Ilir Meta jo vetëm që nuk sakrifikoi vetën për të shpëtuar Shqipërinë, sikur deklaroi, por po sakrifikon Shqipërinë për të shpëtuar veten.

Përplasje dhe në KZAZ të Beratit

Përplasje dhe në KZAZ nr 64 e Beratit. Përplasja mes mbështetësve të opozitës dhe policisë së shtetit. Turma kërkon të hyjë në KZAZ dhe të nxjerrë jashtë materialet e KZAZ

Bashkia e Beratit kerkon te zbatoje dekretin e presidentit Ilir Meta i cili anuloi 30 qershorin si daten e zgjedhjeve vendore.

RTV Ora informon se mbeshtetesit po tentojne te hyjne ne mjediset e brendshme te KZAZ-se.

Nenkryetarja e bashkise, Nazife Skendo e cila ndodhet ne krah te mbeshtetesve deklaroi se duhet zbatuar dekreti i presidentit: Nuk ka asnje mundesi qe te kete zgjedhje me 30 qershor.