Edi Rama: Qeveria teknike eksperiment i dështuar, si model nuk e shikoj Maqedoninë e Veriut

0

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” deklaroi se qeveria teknike do të ishte një eksperiment i dështuar.
Rama shtoi se qeveria teknike u provua në vitin 2017 dhe rezultoi një dështim.

“Ata muhabete telefonash që ju i quani akte kriminale, duhen provuar. Duhet të provosh që ata telefona sjellin krim. Sa i përket qeverisë teknike, është një eksperiment i dështuar. Më 2017, morën disa ministri.

E bëmë diçka dhe nuk dha asnjë rezultat. Qeveria fitohet me zgjedhje dhe gjithçka tjetër është banalitet. Si për model, nuk shikoj Maqedoninë e Veriut. Shoh Maqedoninë e Veriut dhe vende më të zhvilluara”, u shpreh Rama.