Vangjel Tavo i Partisë Socialiste është kryetari i ri i Bashkisë së Himarës. Ai mori 1 mijë e 447 vota më tepër se Petro Gjikuria, nga koalicioni Bashkë Fitojmë.
Fitoren e ka shpallur edhe kryetari i PS-së dhe njëherësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kryeministri shqiptar me këtë rast i ka uruar fitoren Tavos, duke postuar një video goxha interesante në Facebook. Kreu i qeverisë shqiptare tha se fitorja e djeshme në Himarë është mbështetje domethënëse për Partinë Socialiste.(INA)