Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot do të zhvillojë një takim me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe.
Ky aktivitet është vijim i turit të bashkëbisedimit me diasporën.
Rama do t’i mikpresë shqiptarët në Londër në sallën “Cooper Box Arena”, e cila ka një kapacitet prej 8 mijë vendesh.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar Rama në Facebook transmeton Klankosova.tv
Më herët, shefi i qeverisë shqiptare kishte deklaruar se takimi me emigrantët në Londër është rruga drejt Shqipërisë 2030.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Londër, e diel 24 nëntor, ora 12:00″, shkruan Rama.