Edi Rama thirrje diasporës: Kthehuni, kemi paga të arsyeshme dhe taksa të ulëta

Picture of Ina Online
Ina Online

02/03/2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do jetë i pranishëm këtë të diel në Athinë për të marrë pjesë në një panair pune, i cili organizohet kushtuar emigrantëve shqiptarë.

Kreu i qeverisë ka ftuar bashkëkombësit në Athinë që të marrin pjesë në panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare.

Ai pohoi se kjo është iniciativë, e cila synon të thyejë stereotipin e pagave të ulëta.

“Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ejani kam punë për ju me paga të arsyeshme, me taksa shumë më të ulëta dhe me të gjitha aromat e vendit amë që aq shumë mungojnë kur je jashtë”, tha Rama.

Panairi organizohet në Technopolis, Pire, Athinë (Gazi), prej orës 09:00 të mëngjesit deri në 19:00.

Më tej, kryeministri Rama bëri një tjetër reagim duke shpërndarë mesazhin e një shqiptari, i cili është kthyer nga Greqia dhe punon në Shqipëri.

“MIRËMËNGJES dhe me Pirron, të kthyerin nga Greqia që sot dëshmon se si pagat në turizëm janë njësoj si në rajon, ju uroj një të diel të mbarë nga Athina, ku sot kemi Panairin e Parë të Punës jashtë kufijve”, shkruan Rama.

Ai u bënë thirrje shqiptarëve të kthehen pasi pagat janë rritur ndjeshëm, sidomos në turizëm.

“Pas viteve ’90 edhe familja ime emigroi në Greqi si shumë prej familjeve shqiptare. Pas disa kohësh u kthyen në atdhe dhe filluan të punonin këtu me biznes dhe u fokusuan tek turizmi. Më pas, pasi unë mbarova universitetin fillova të menaxhoj biznesin, me rritjen e turizmit kërkesat për punonjës të kualifikuar janë rritur. Pagat janë bërë njësoj si në rajon ose edhe më të mira. Ftoj bashkatdhetarët të vijnë ta provojnë, të punojnë në turizëm dhe jam i sigurt që s’do të zhgënjehen. Turizmi në Shqipëri e Gjirokastër është njësoj si në çdo vend të zhvilluar të botës tanimë. Do thoja një fjalë të gjyshes. I qëndruari në vend, i punuari me mend. I ftoj të gjithë të vijnë dhe të punojnë në ngritjen e Shqipërisë”, apeloi ai.

TË FUNDIT

Thaçi s’po lejohet të merr pjesë në varrimin e babait, Rama: Një poshtërim i ri nga tribunali i turpshëm

Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

Kim Mehmeti: Përderisa prindërit i varrosin të dashurit e vet, qeveria kërkon varr për përgjegjësinë e saj

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË