Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë theksoi se BE ka dështuar në procesin e dialogut dhe mosarritjes së marrëveshjes, dhe tani pas sulmit hegjemon terrorist serb asgjë nuk ka kuptim.
“Borell dhe Lajçak në çfarë planeti janë, duhet te japin doreheqje pas sulmit hegjemon te Serbise ndaj Kosovës. Tash BE-ja duhet ta suspendoj Serbinë e terroristëve nga integrimi evropian; te shkarkoj dy ndërmjetesuesit. Kosovën e ndëshkuan kur bëri gabime, tash pa ndëshkuar Serbinë thirrjet për vazhdimin e dialogut nuk kanë asnjë kuptim”, theksoi Edita Tahiri.(INA)