Nga Beqir SINA/INA
Këto ditë po qëndron për vizitë në Kosovë, Edmond Smajli, oficeri piloti i Aviacionit Ushtarak të SHBA-ve (First Lieutenant në USAF).
Ai nuk ka hequr uniformën e një piloti ushtarak të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe gjatë vizitës dhe takimeve me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në Prekaz në shtëpinë e Adem Jasharit, ku u u takua me Rifat Jasharin.
Edmondi shoqërohej nga gjeneral Xhevat Gashi, dhe Dr. Naim Dedushaj, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit Global të Biznesit Shqiptar të Diasporës.
Lajmin e vizitës së Edmond Smajlit në Kosovë, nëpërmjet rrejteve sociale e bëri babai i tij Ismet Smajli, një aktivist i njohur nga Dallasi – Teksasi, i cili publikojë dhe fotografitë e takimeve.
“Deri para shtatë vitesh djali jonë Edmondi, shkruan ai për çdo vit, vinte për pushime në atdhe. Ndërkohë, kësaj radhe, pas kaq vitesh, Edmondi ynë vjen në Kosovë, ndryshe nga herat tjera, tashmë si oficier(Pilot) i Aviacionit Ushtarak të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës – First Lieutenant në USAF”, shkroi babai i tij, përcjell INA.
Edmondi është nga Klina dhe jeton në Dallas –Texas, është djali i veprimtarit të njohur të komunitetit shqiptar në Teksas, Ismet Smajlit, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Bizneseve Shqiptare në Diasporë.

Edmondi, u rrit në Rockwall dhe u diplomua në Shkollën e Mesme Rockwall RHS në 2015. Pas shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet e larta, duke u diplomuar me një diplomë Bachelor në Aeronautikë nga Universiteti Aeronautik i Embry-Riddle në Daytona Beach, Florida. Atje ai fitoi vlerësimin e instrumentit të tij dhe grumbulloi më shumë orë kohë fluturimi, duke u diplomuar nga Embry-Riddle në maj të vitit 2020.
Edmondi, është gjithashtu një i diplomuar i Akademisë së Forcës Ajrore ROTC Detachment 157, dhe u diplomua në pjesën e tretë të lartë të Fluturimit të Uiski, si dhe në kampin total. Në Mars 2018, ai fitoi të drejtën pilot dhe në Maj 2021, ai mori pjesë në Trajnimin Pilot të Universitetit në Randolph, Texas në Bazën e Përbashkët të San Antonios.
Togeri Smajli u pranua në programin pilot të FA, dhe do të hyjë historinë e shqiptarve të Amerikës, kur për herë të parë kemi një djalë të ri Pilot të Forvace Ajrore të Shteteve të Bashkuara, një Amerikano-Shqiptar! që ishte duke ndjekur një kriter zyrtar, ku vetëm 3 nga çdo 1000 aplikantë pranohen në këtë program”.(INA)