I përjashtuar nga grumbullimi i Kosovës në fillim të shtatorit, për “shkelje të rregullores së ekipit kombëtar”, sipas një komunikate për mediat nga federata e tij, Edon Zhegrova dha versionin e tij të fakteve këtë të enjte, në një konferencë për media dhe theksoi, korrigjimin e informacionit që evokon një dalje në klub nate.
“Unë u vonova për një takim. Dhe mendoj se nuk ka qenë vendim i trajnerit por i federatës, kam qenë pak i inatosur”, shpjegoi fillimisht ai.
“Pashë edhe në media, që shkoja në një klub nate apo gjëra të tilla, por kjo nuk është puna ime. Nëse do të ishte kështu, të gjithë do ta dinin, por nuk kishte as foto dhe asgjë. Është thjesht një lajm i rremë,- pohoi ai më pas.
Ndonjëherë ka njerëz që nuk ju pëlqejnë dhe që përpiqen t’ju vënë pengesa në rrugën tuaj. E di që jam profesionist. (…) Kur vonohesh në takim, vendimin e merr trajneri dhe jo federata. Por është një faqe e kthyer, nuk është e rëndësishme”.
Zhegrova vlerësoi mbështetjen e trajnerit të tij në LOSC Bruno Genesio: “Kam marrëdhënie shumë të mira me trajnerin (…) Ai më njeh mua, ai e di që jam profesionist dhe se nuk bëj një gjë të tillë. Gjithçka mund të ndodhë, mund të vonoheni për një takim, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se nuk jeni profesionist”.