​Edward Joseph: Daçiq në Shkup shkeli Marrëveshjen e Ohrit, ShBA e BE të jenë të vëmendshme

INA
INA

05/12/2023

Eksperti i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe profesori amerikan i Universitetit “John Hopkins” në Washington, Edward P. Joseph, ka thënë se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, duke iu referuar deklaratës së Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili në Shkup ditë më parë kishte thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e e OSBE-së.

“Me afrimin e Këshillit Evropian – me konkluzionet kyçe për Serbinë dhe Kosovën në ekuilibër – Ministri i Jashtëm serb Daçiq vazhdon të avancojë kërkesën e Kosovës që Beogradi në fakt të nënshkruajë të tre propozimet e mbështetura nga BE/SHBA. Më 4 dhjetor, Daçiq nënvizoi deklaratën e presidentit Vuçiq se ai nuk e kishte nënshkruar propozimin franko-gjerman. Prandaj, Daçiq tha se, “kjo do të thotë se ne nuk pranojmë asnjë interpretim që nënkupton njohjen e Kosovës dhe se nuk ka hyrje në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në platformën X.
“Por bllokimi i Serbisë nuk kufizohet vetëm me hyrjen e Kosovës në OKB. Daçiq: “Ajo që është e mirë për OSBE-në është se Kosova nuk mund të bëhet kurrë anëtare e asaj organizate sepse për të kërkohet konsensus dhe Serbia nuk do të pajtohet kurrë me të. Procesi i vendimmarrjes është i tillë që vendimet merren unanimisht. Kjo do të thotë se Serbia duhet të pajtohet me të dhe Serbia kurrë nuk do të pajtohet me të. Është absolutisht e pamundur”, ka thënë Joseph.Ai tha se deklarata e ministrit serb është në kundërshtim ndaj Marrëveshjes së shkurtit për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë, teksa tha se ShBA e BE- duhet të jenë të vëmendshme ndaj kësaj deklarate.

“Kjo është në kundërshtim flagrant me nenin 4 të Marrëveshjes së shkurtit BE/SHBA për Rrugën drejt Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vërejtjet e Daçiqit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup javën e kaluar shkojnë përtej retorikës zgjedhore. Ato janë deklarata të qarta të politikës së kahmotshme serbe. Zyrtarët e SHBA/BE: kini parasysh.”, është shprehur profesori amerikan. 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia gjermane gjermani

Gjermani: 4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje

IMG_9421

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

aksident-kercove-780x439

Aksident i rëndë në Kollar të Kërçovës, raportohet për viktima

IMG_9408

Marrëveshja BDI & ASH-Sela për listat e përbashkëta drejt finalizimit?

arm

A do të kthehet shërbimi ushtarak? Dikur pa ushtri të kryer nuk të jepnin as nuse!

INFO

NA NDIQ