Ligjëruesi në Universitetin “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Eduard Xhozef ka vlerësuar se raportet e kryeministrit, Albin Kurtit me administratën Trump, do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin. “Kryeministri Kurti do të kujtojë se si u rrëzua Qeveria Kurti 1, do të kujtojë presionin që i është bërë, por këtë do ta rikujtojnë edhe zyrtarët e administratës Trump. Kurti do të përballet me zgjedhje të vështira, në të gjitha çështjet që ka në tavolinë, vështirësi që del se i ka pasur edhe në administratën Biden dhe kjo është pyetje, rreziku që ndërmori kryeministri Kurti, kur ndërkohë që ambasadori Hovenier po përpiqej të ndihmonte Kosovën në disa forma, kryeministri zgjidhte veprime të njëanshme, madje edhe pas Banjskës, kur ambasadori Hovenier e shënjestëronte Serbinë dhe fliste me zë të lartë, e sa e rrezikshme ishte gjendja, ishte shumë miqësor, por Kurti zgjodhi të mos punojë ngushtë me të dhe e humbi mundësinë, prandaj edhe tani do të përballet me sfida” është cituar të ketë thënë mes tjerash analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Eduard Xhozef.
Edward Joseph: Raportet e kryeministrit Albin Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin
INA
10/11/2024
TË FUNDIT