Efekti Ronaldo, prezantimi i tij te Al Nassr u shikua më shumë se finalja e Kupës së Botës

Picture of designer@fetishimedia.ch

07/01/2023

Shkuarja e Cristiano Ronaldos në Al Nassr të Arabisë Saudite ka bërë bujë në vend dhe pritja spektakolare që iu bë portugezit e dëshmon këtë.

Nënshkrimi i Ronados ka kthyer vëmendjen e mijëra fansave drejt Arabisë, gjë që dëshmon edhe fakti se kur Al Nassr njoftoi për transferimin e Cristianos, numri i ndjekësve në llogarinë e tyre në Instagram u rrit në qiell.

Për më tepër, prezantimi zyrtar i sulmuesit me klubin e tij të ri u shikua në mbarë globin dhe pati më shumë shikime se finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës.

Sa njerëz e panë prezantimin e CR7?

Gazetari Pedro Sepuleda tha se ceremonia e prezantimit të Cristiano Ronaldos në Al Nassr arriti “3 miliardë shikime në 40 kanale në mbarë botën”.

Kjo shifër ka tejkaluar në të njëjtat 40 kanale numrin e shikimeve të finales së Kupës së Botës në Katar midis Francës dhe Argjentinës, ku Messi e fitoi titullin pas gjuajtjeve drithëruese të penalltive.

Pse po shtyhet debutimi i Ronaldos me Al Nassr?

Edhe pse ylli portugez u lirua nga Manchester United, ai nuk i shpëtoi një sanksioni të vendosur nga Federata Angleze e Futbollit (FA) dhe duhet të paguajë një dënim me dy ndeshje moslojë për marrjen dhe thyerjen e telefonit të një tifozi të Evertonit.

Sipas gazetës britanike Daily Mail, neni 12.1 i Rregullores së FIFA-s për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve thotë se Cristiano duhet të përmbushë dënimin që i është dhënë në Premier League, edhe pse ka ndryshuar kontinent.

“Çdo sanksion disiplinor deri në katër ndeshje ose deri në tre muaj që i është shqiptuar një lojtari nga shoqata e mëparshme, por që ende nuk është kryer (plotësisht) në momentin e transferimit, do të zbatohet nga shoqata e re me të cilën lojtari është i regjistruar në mënyrë që sanksioni të zbatohet në nivel kombëtar”, thuhet në rregulloren për ndalimin e Ronaldos.

TË FUNDIT

Zgjerohen hetimet për zjarrin në Koçan, jozyrtarisht janë arrestuar gruaja dhe vajza e pronarit.

Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, shkon në Gjykatën Kushtetuese

Edhe këtë javë, deputetët në pushim! – Këtë muaj s’ka seancë për pyetje të deputetëve

Ejup Rustemi dhe 5 të dyshuar të tjerë dyshohen se kanë keqpërdorur 762 mijë euro, MPB jep detaje

Prej prillit rroga minimale do të jetë më e madhe për 2.200 denarë në Maqedoni

Limani: Vendimin për paraburgimin e Kreshnik Bekteshit e ka nëshkruar edhe Islam Abazi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË