Efi me mesazh për Luizin pas daljes nga “BBVA”: Nuk je kurrë vetëm kur qëndron pranë të vërtetës

Efi Dhedhes është eliminuar të shtunën nga “BBVA”, pas një nominimi të Deas, ku e vendosi atë me Kiarën dhe Luizin.
Ani pse u eliminua ajo ka fituar zemrat e publikut, teksa është cilësuar edhe si luaneshë, shkruan lajmi.net.

Efi gjatë rrugëtimit të saj në këtë format, ka krijuar miqësi të ngushtë me Luizin, e në kuadër të lojës ajo e kishte quajtur atë edhe si liderin e saj.

Pas daljes nga aty, ajo i ka dedikuar këngëtarit një postim motivues, pasi ai e ka përjetuar rëndë daljen e saj e madje edhe është përlotur.

“Nuk je kurrë vetëm kur qëndron pranë të vërtetës, sepse e vërteta është gjithmonë me ty”, ka shkruar Efi teksa e ka etiketuar Luizin.

Efi ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku dhe personazhe të njohura, teksa atë dhe Luizin e kanë konsideruar dyshen me të fortë ndonjëherë.