Egbo: Nuk përjashtoj Partizanin nga lufta për titull se është kampion deri kur ta fitojë dikush tjetër

0

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, shpjegoi në “Rubrika Sportive” se si ishte situata e skuadrës së tij në këto momente. Ai foli për ecurinë e Tiranës por evitoi të përgjigje për Kukësin që është rival për titull.

“Kam thënë shpesh se nuk kam pse merrem me ekipin e Kukësit, por nëse Tirana fiton ndeshjen e vet. Nuk jam tip që bëhem tifoz nëse humb Kukësi apo jo, nëse e ka vendos Zoti do të bëjmë llogaritë, . presim deri kur të jetë ndeshja me Kukësin e si do të jetë ndeshja.

Kobinah ka qenë shumë i lodhur deri kur bëri gol me Vllazninë, duhej të freskoja ekipin. Ai është lojtar që ka një aftësi në çdo kohë mund të bëjë gol. Ndaj e menduam që nëse ka kohë, cilësinë e ka, di të gjuajë me të majtën, mund të bëjë diçka. Në momentin që isha gati ta ndryshoja, bëri atë që pritnim.

Nuk besoj se do të kemi shumë probleme me kthimin e Hasanit, po presim kur do të jetë gati e të shohim. Mendoj se nuk do të ketë asnjë problem.

Merkato? Një lojtar i huaj do minimumi 1 apo 2 muaj që të përshtatet, nuk di gjuhën, kulturën, në muajin janar është e vështirë të gjesh lojtar ta marrësh nga jashtë e ta futësh direkt, më mirë një lojtar i huaj që e njeh kampionatin. Një qendërmbrojtës e kemi se Sidibe është edhe qendërmbrojtësi.

Unë kam licencë Pro por nuk mund ta them që Egbo është ai që është trajneri më i mirë për të drejtuar Tiranën. Ndaj thashë me ndihmën e Zotit. Kam pasur shumë trajnerë, më kanë ndihmuar të gjithë, jam gjithmonë me këmbë në tokë. Çfarë kam bërë në ekip qëndron aty, ju duhet ta analizoni vetë çfarë është bërë. Çdo lojtar luan dhe aktivizohet në vendin e vet, vetëm Vangjeli është i vetmi që nuk luan në pozicion, meqë është lojtar kombëtareje e me eksperiencë.

Objektivin e kanë vendosur dhe e dimë brenda klubit çfarë është vendosur. Objektivi im është që të fitojë Tirana sa më shumë ndeshje deri në fund të kampionatit.

Halilin nuk e takoj shpesh. Nëse e takoj është 1 apo 2 herë në javë, nëse ka ndonjë gjë të veçantë për të folur. Flas kur ka diçka të rëndësishme, por kur fitohet nuk ke pse të takosh presidentin.

Nuk mund ta përjashtoj Partizanin nga lufta për titull se është kampion i Shqipërisë deri kur të mbarojë kampionati dhe e fiton ekip tjetër. Ata mbeten pretendentë për titull, e duhet vlerësuar çdo ekip. E vështirë ndeshja e tyre se me ekipet e vogla është më e vështirë se të rrinë me 10 poshtë, çdo ekip i mirë duhet të gjejë mënyrë si të zgjidhë ndeshjen”, tha Egbo. /vipsport.al/