Egjipti pasi pësoi gol, Salah “shpërthen” në lot/VIDEO

0

Mohamed Salah nuk ishte në fushë prej dëmtimit në ndeshjen që Egjipti zhvilloi ndaj Uruguait, për të ndihmuar kombin e tij, por sulmuesi i Liverpool nuk mund ta fshehë zhgënjimin pas golit të vetëm gjatë sfidës të pësuar në minutën e 90-të të takimit.

Jose Gimenez shënoi gol me kokë në minutën e 90-të të takimit, duke i siguruar Uruguait tri pikë.

Salah u fiksua nga kamerat, teksa i mbushi sytë me lot, sapo egjiptianët pësuan golin, pasi kishin arritur ta mbanin gjithë kohën e rregullt në barazim me rrjeta të paprekura.