Egjipti thotë se e vlerëson deklaratën e Trumpit për moszhvendosjen e palestinezëve

Picture of Ina Online
Ina Online

13/03/2025

Ministria e Jashtme e Egjiptit tha se vlerëson deklaratat e bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të mos kërkuar që banorët e Rripit të Gazës të largohen nga enklava.

Më 12 mars, Trump tha se “askush nuk po dëbon ndonjë palestinez nga Gaza”, teksa u përgjigj në një pyetje për këtë çështje gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin irlandez, Micheal Martin.

“Ky qëndrim pasqyron një kuptim të nevojës për të parandaluar përkeqësimin e mëtejmë të situatës humanitare në Gazë dhe rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të drejtë, të qëndrueshme për çështjen palestineze”, tha Ministria e Jashtme e Egjiptit përmes një deklarate.

Trump kishte propozuar që SHBA-ja të merrte në pronësi Gazën, enklavën që ka përjetuar shkatërrim të madh pas luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Presidenti amerikan kishte deklaruar më herët se zhvendosja e palestinezëve do të bëhej me qëllim që territori bregdetar të zhvillohej ekonomikisht dhe të shndërrohej në një vend “fenomenal” ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.

Përveç dëmeve të mëdha materiale, lufta në Gazë, që nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi Izraelin, ka shkaktuar edhe viktima të shumta. Si pasojë e sulmit të radikalëve palestinezë, në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Në Gazë, ndërkaq, si rezultat i ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 48.000 palestinezë.

Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje armëpushimi në janar dhe në fazën e parë u liruan disa pengje dhe të burgosur palestinezë. Fazat pasuese, për të cilat duhet të negociohen, parashohin lirimin e të gjitha pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë, dhe një armëpushim të qëndrueshëm.

Ndërkaq, më herët gjatë marsit udhëheqësit arabë miratuan një plan egjiptian në vlerë prej 53 miliardë dollarësh për rindërtimin e Gazës, plan që do të shmangte zhvendosjen e palestinezëve nga enklava, ashtu siç ka propozuar presidenti amerikan./rel

TË FUNDIT

Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë (FOTO)

VIDEO/Momenti kur Bill Clinton dha urdhër për nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi ushtrinë dhe policinë serbe

Gaz lotsjellës dhe plumba gome: Shpërthejnë protestat në Stamboll

Përleshje me thika në mes të dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje kritike (VIDEO)

BDI: E vërteta për tragjedinë e Koçanit, çfarë ndodhi dhe kush e lejoi?

Trump: Jam i vetmi person në botë që mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË