Pasditen e sotme Vëllai i Madh ka futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, një zarf të bardhë.
Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli do të flasin për njëri-tjetrin.
Secili me radhë do të argumentojë se pse bashkëfinalisti tjetër nuk duhet që të fitojë këtë edicion të reality show-t.
Vëllai i Madh u kujton katër finalistëve se ky është një moment reflektimi për t’a parë lojën e tjetrit me sy kritik. Gjithashtu edhe një provë tjetër e sinqeritetit dhe guximit për të folur hapur. Egli tha këto vlerësime: