Këngëtarja e njohur shqiptare Egli Tako ka shpërndarë së fundmi në Instagram një interpretim të ndjerë të këngës “Pa ty nuk kalon nata, po më mungon shumë”, duke rikujtuar edhe një herë zërin e saj të veçantë dhe emocionues.
Ky moment i publikuar në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë përshëndetur për ndjeshmërinë dhe stilin e saj.
Egli, e njohur për baladat e saj të ndjera dhe bashkëpunimet muzikore, duket se po përgatit këngën e saj të re. (INA)
Shiko videon: https://www.instagram.com/stories/eglitakoooo/3661245381202906764?utm_source=ig_story_item_share&igsh=M2JwNjZvZmx3NGZi