Einxhel debaton me Donaldin: Ti i ke shtuar pikët Ilirit

Konkurrenca në lojë mes Donaldit dhe Ilirit ka ngjallur debate në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ka qenë Einxhel që mbrëmjen e djeshme ka deklaruar: “Më shumë se të gjithë të tjerët je ti ai që i ke shtuar pikë Ilirit. Ti sqarohesh me Ilirin sot dhe nesër je në të njëjtin diskutim me Ilirin, ke 3 muaj që nuk i ke vendosur pikën”.

Nga ana tjetër edhe Dagz pranoi se debatet mes dyshes nuk e kanë favorizuar Donaldin, madje ai është shpallur i preferuar kur ka vendosur të tërhiqet nga përballjet me Ilirin.

“Duhet të kuptosh që sa herë që ju nuk jeni përballuar, pikërisht atëherë ke dalë i preferuari i publikut”, tha ai.

Ndërkohë, Donaldi nuk i ka pranuar këto deklarata duke pasuar në një sërë replikash mes banorëve.